Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e shtëpisë së një qytetari në Shkodër, shpërthimi i së cilës ka shkaktuar vetëm dëme material.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen Skënderbeg, ku në banesën e shtetasit Rr.P, 58 vjeç, shpërtheu një sasi tritoli, e vendosur në derën e jashtme.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjes dhe për të zbuluar autorët. /tesheshi.com/