Policia e Shkodrës në kuadër të aksioneve kundër kanabisit ka asgjesuar disa parcele me drogë.
Gjatë monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi i quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, u gjetën të kultivuara, të mbira vetë në mënyrë të çrregullt, 130 bimë narkotike të llojit cannabis sattiva.
Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsej 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këto raste, policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal. /tesheshi.com/