Mbrëmja e së hënës është kthyer në një festë për tetovarët, ndërsa Shkëndija ka fituar për herë të parë Kupën e Maqedonisë.
Kjo ishte hera e tretë që Shkëndija provonte ta fitonte këtë trofe, dhe më në fund ia ka dalë ta bëjë të sajën.
Atmosfera në stadiumin “Filipi i Dytë” të Shkupit ka qenë elektrizuese, e krijuar më së shumti nga të mirënjohurit “Ballistët”, tifozët mbështetës të kuqezinjve.
Ndërsa dështonte në vitet 2006 dhe 2013, këtë herë mundi i Shkëndijës nuk ka vajtur dëm.
“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Siç e dimë, Shkëndija luan për herë të tretë në finalen e Kupës së Maqedonisë. Kjo kupë kësaj radhe do të jetë e jona. Për ‘Ballistët’ nuk kam çka të flas, ata gjithmonë e kanë treguar veten,” do të deklaronte kapiteni i skuadrës, Ferhan Hasani, jo shumë para takimit.
Dhe pritshmëritë janë përmbushur. Shkëndija ka fituar 2-0 ndaj Rabotniçkit.
Goli i parë ka ardhur shumë shpejt. Në minutën e tetë ka shënuar Radeski, duke e kaluar në epërsi skuadrën tetovare. Rezultati nuk ka ndryshuar më tej, pavarësisht përpjekjeve. Për të mbërritur në fundin e takimit, ku ai është thelluar pas golit të shënuar nga Junior. 2-0!
Shkëndija e Tetovës ka fituar Kupën e Maqedonisë. Fitore historike! /tesheshi.com/