Të gjithë kanë disa pyetje, përgjigjet e të cilave i merr me vonesë, ose në rastin më të keq asnjëherë.
Një ndër to është: si flenë balenat?
Zhytësi Franco Banfi na e jep këtë përgjiigje, ndërsa ka fotografuar momentin e rrallë.
Gjatë zhytjes në brigjet e Karaibeve, ai vuri re një grup balenash që ishin duke fjetur.
Këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozicion vertikal.
“Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin./tesheshi.com/