Konflikti i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në Parlamentin e Ukrainës, ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij kryeministri i vendit, në seancën e parlamentare të rradhës. Gjithçka është zhvilluar në ambientet e Parlamentit të këtij shteti.
Ndërsa Kryeministri Yatsenyuk ka qenë duke folur nga foltorja e kuvendit, njëri nga deputetët i është afruar dhe i ka dhuruar një tufë me trëndafila të kuq. Kryeministri ka marrë në dorë tufën e trëndafilave dhe në të njëjtën kohë, krejt befasishëm, është ngritur në krahë nga deputeti, i cili e ka larguar nga foltorja me forcë, pa dëshirën e Kryeministrit.
Gjithë deputetët janë dyndur përpara foltores për të ndalur deputetin. Ngjarja ka përfunduar në sherr e dhunë./tesheshi.com/