Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sherefedin Shehu: një kandidat për ta fituar Dibrën, jo administruar atë

by te Sheshi
12/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Sherefedin Shehu: një kandidat për ta fituar Dibrën, jo administruar atë

Atë që s’e bëri më 21 qershorin e vitit që shkoi, Lulzim Basha po e synon ë zgjedhjet e afërta të 11 shtatorit në Peshkopi.

Kandidon për kryetar bashkie një figurë të lartë politike, duke vënë që në fillim qëllimin e qartë për ta rimarrë Dibrën, që do të ishte për të një trofe i fortë politik.

Pas skandalit të Shukri Xhelilit, opozita normalisht që më shumë shanse për t’i fituar zgjedhjet e pjesshme, por caktimi i kreut të listës së deputetëve si kandidat për bashkinë, tregon një synim për ta pasur sa më të sigurtë triumfin.

Ndërsa PS-ja po gjen një figurë me reputacion human për të rregulluar sadopak imazhin shkatërrimtar që i dha Shukri Xhelili me video-skandalin seksual, opozita i është përgjigjur me një kandidaturë politike, që tregon se Lulzim Basha do ta përdorë 11 shtatorin si një nxemje për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Dhe në fakt PD-së i nevojitet shumë një rezultat pozitiv pas dy humbjeve radhazi dhe një sinjali jo shumë të fortë për 2017-n.

Sherefedin Shehu është një figurë politike e PD-së, ku që në vitin 2005 kur është emëruar në një post të lartë në qeveri si zv.ministër i Financave nuk është sulmuar asnjëherë.

Një ekspert ekselent i fiskut dhe i financave publike që ka dhënë mësim edhe në Universitetin e Ilinois-it në SHBA.

I gjithë “revolucioni fiskal” që zbatoi Ridvan Bode pas 2006-ës dhe që pati sukses të menjëhershëm në mbledhjen e të ardhurave, kishte brenda dorën e Sherefedin Shehut.

Kështu, lëvizja me kandidaturën e tij në Dibër është një vendosmëri reale për ta fituar bashkinë Dibër.

Por a i ka të dhënat z.Shehu për të administruar një bashki si Dibra, a më saktë thjesht një bashki, ku ngërthehen shumë sfida e jo vetëm ato me natyrë financiare?!

Me reformën administrative, Dibra përmbledh gjithë territorin e krahinës, që nga kufiri me Kukësin dhe deri në kufirin me Bulqizën.

Territori është i madh dhe ka rritur peshën politike të saj.

Por megjithatë është gjithsesi një provincë me mikrorealitete më shumë lokale sesa kombëtare.

Sherefedin Shehu vërtet ka dhënë prova në hartimin e politikave dhe drejtimin e një sektori të rëndësishëm siç është fisku në ministrinë e Financave, çka i rrit atij pikë në garën për Peshkopinë, por gjithsesi ai nuk është një administrator i mirëfilltë.

Ai, që prej vitit 2009 është kreu politik i Partisë Demokratike në Dibër.

Si kryetar i listës ai respektohet gjithsesi nga dy krahët rivale të PD-së, nga kryetari i degës Rrahim Kaleci dhe ish-kryetari i baskisë Ilir Krosi.

Këto dy lobime janë shumë kundërshtare me njëra-tjetrën dhe fitorja e Shukri Xhelilit me një rezultat të ngushtë më 21 qershor 2015, ishte edhe rezultat i kësaj lufte.

Me vendosjen e Sherefedin Shehut, kjo përplasje shuhet dhe beteja për Dibrën merr një karakter të pastër politik.

Pra deri këtu ok. Por po flasim për koncept menaxhimi, për vizionin dhe energjinë që kërkon sot drejtimi i një krahine të tërë, për të bërë të mundur lënien e gjurmëve të dukshme, për ata që jetojnë sot e për brezat që do të vijnë. Dhe kandidati Shehu sikur nuk e jep një rrezatim të tillë.

Sa për aspekte të tjera, Shukri Xhelili do ishte i nderuar po t’i sillte kafenë e mëngjesit në zyrë Sherefedinit, apo t’i kryente ca shërbime të tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Venezuela dhe Kolumbia vendosin të rihapin kufirin mes tyre

Venezuela dhe Kolumbia vendosin të rihapin kufirin mes tyre

Një histori me sëmundje dhe medalje ari, ky është notari që fitoi në Lojërat Olimpike

Një histori me sëmundje dhe medalje ari, ky është notari që fitoi në Lojërat Olimpike

Aksioni dy-vjeçar për pagesën e energjisë shënon viktimën e radhës: vritet një elektriçist

Aksioni dy-vjeçar për pagesën e energjisë shënon viktimën e radhës: vritet një elektriçist

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni