Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHENIM/ Sa përfaqësuese është kryesia e re e PS-së?

by Te Sheshi
24/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHENIM/ Sa përfaqësuese është kryesia e re e PS-së?

Nga: Ylli Pata

Kryesia e re e Partisë Socialiste është një vazhdim i traditës së vjetër të kësaj partie, ku në udhëheqje nuk ka një balancë përfaqësimi, por një elitë e cila merr për vete gjithçka.

Një elitë që edhe drejton qeverinë, edhe merr në dorë punët e partisë, por edhe bëhet vetë opozitë e brendshme, duke provokuar konflikte të ashpra, duke nxitur mbështetësit respektivë në një polarizim që ka shkatërruar vendin, i ka dhënë politikës një energji negative, e cila nuk prodhon aspak shpresë për qytetarët, por vetëm pakënaqësi dhe tensione.

Arsyet janë arroganca dhe korrupsioni, që e kanë shkakun pikërisht nga kriza e përfaqësimit që mungon në politikën shqiptare.

Ç’ndodhi në kryesinë e PS-së? Në kryesinë qendrore u zgjodhën ministrat, krerët e bashkive, e disa deputetë që përbëjnë elitën, ndërkohë që mbeti pa përfaqësuar një pjesë e rëndësishme politike.

Në partitë e majta europiane, udhëheqësitë politike të partive janë të ndryshme nga qeveritë, për arsye se jo vetëm përbëjnë një përfaqësim sa më të gjerë, por edhe i japin mundësi politike shoqërisë për një oponencë konstruktive ndaj politikave qeverisëse.

Kryesia e re e PS-së, e dalë nga asambleja, ka nëntë anëtarë qeverie: Eglantina Gjermenin, Mimi Kodhelin, Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Blendi Klosin, Damian Gjiknurin, Ditmir Bushatin, Ilir Beqjan, Niko Peleshin dhe Saimir Tahirin. Ka tre kryetarë bashkie: Armando Subashin, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon. Në kryesi, përveç Gramoz Ruçit, janë pesë përfaqësues të “gardës së vjetër”: Pandeli Majko, Musa Ulqini, Fatmir Xhafa, Bashkim Fino dhe Erjon Braçe. Prurje të reja janë: Koço Kokëdhima, Olta Xhaçka, Blerina Gjylahmeti dhe Elisa Spiropali.

Të gjitha këto prurje, përveç Kokëdhimës, që ka qenë pjesë e klasës së biznesit dhe medias, janë njohur thjesht kur lexonin deklaratat e shtypit përpara kamerave dhe asnjë gazetari. Kanë ardhur në politikë nga lart, dhe jo pas kalimit të “gavetës” në veprimtarinë politike në komunitet.

Po të marrësh anët logjike, kryesia e re nuk ka fare balancim përfaqësues as nga ana e krahinave, religjioneve, komuniteteve, apo edhe profesioneve.

Politika, që të jetë legjitime dhe efikase, duhet të ketë përfaqësim vullneti. Gjithmonë kur ndodh kjo gjithçka zhvillohet normalisht, dhe nuk ndodhin përmbysje të mëdha.

Por në politikën shqiptare, “monopoli” i marrjes me politikë me urdhër nga lart ka bërë që të mos ketë ide dhe nisma të reja që ta gëlojnë debatin dhe ta freskojnë atmosferën politike, por edhe sociale, në vend.

Përfaqësimi në politikë krijon precedent për t’u ndjekur edhe në fusha të tjera, sidomos nga rinia.

Kur Edi Rama mori kryesimin e PS-së dha një shenjë se do ta prishë statukuonë e rrethit vicioz të krijuar nga Fatos Nano, që i zgjidhte politikanët nga një sipërfaqe e kufizuar territoriale, nga zona e bllokut dhe Tirana e Re.

Rama zgjodhi kryetar bashkish dhe deputetë nga shoqëria civile, të cilët sollën një frymë të re, por edhe u kundërshtuan më fuqishëm.

Ndërkaq, në kryesinë e re, përfaqësues komunitetesh janë vetëm tre kryebashkiakë, ndërsa mungon përfaqësimi nga zonat. Për shembull, pas largimit të Shkëlqim Canit, Rama propozoi Ulsi Manjën që të përfaqësojë qarkun e Dibrës në kryesi, por ai nuk u zgjodh. Shkodrën e përfaqësojnë disa ministra që jetojnë kryesisht në Tiranën e Re, dhe e njëjta gjë vlen për Lezhën e Kukësin. Ndërkaq jugu është më i përfaqësuar, por sërish vetëm si pjesë elitare, dhe jo si sjellje politike nga komunitetet.

Rama u bëri thirrje të gjithëve në fushatën e 2013-s që “të marrin pjesë në politikë, pasi politika zotëron mekanizmat për t’i ndryshuar gjërat.”

Shumë i vërtetë si postulat, por me politikë sërish po merren vetëm ata që janë marrë me këtë zanat prej shumë vitesh. Ata kanë gjetur edhe “trashëgimtarët”, dhe krijohet kështu një rrip transmisioni, që pa u ndërruar vetëm hollohet dhe çahet.

Ndaj dhe politika shqiptare hyn në spirale krize çdo dy vjet, nuk ka mekanizma mbrojtës, çka nuk është asgjë tjetër, veçse përfaqësimi sa më i gjerë i shoqërisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve
Politikë

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Next Post
Obama e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore amerikane në Siri

Obama e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore amerikane në Siri

Ja pse shërbejnë këto perçina tek xhinset

Ja pse shërbejnë këto perçina tek xhinset

Serbët e Kosovës dalin me ngadalë në zgjedhjet e Beogradit

Serbët e Kosovës dalin me ngadalë në zgjedhjet e Beogradit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni