Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

SHËNIM: Në Francë, por pa Ballistin!

Nga te Sheshi
12/10/2015
në Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SHËNIM: Në Francë, por pa Ballistin!

Autondëshkimi që ne shqiptarët i kemi bërë dhe vijojmë t`i bëjmë vetvetes është folklorizimi. E hasim atë gjithkund, dhe ushqehemi rregullisht me të. E shkruajmë historinë tonë dhe e interpretojmë atë vetëm më folklorizëm. Po ashtu dhe politikën nuk e bëjmë dot pa folklorizëm.

Miti i plisit, por dhe shqiponja që zë kullën e Ejfelit nga kthetrat, nuk janë dhe aq afirmacione të pastra nacionale sesa folklorike. U shtohet këtyre dhe miti nacional i “ballistit”, atij që në mënyrë deduktive po i atribuohet shkuarja në Francë. Nuk janë thjesht zëra të veçuar, por gati një bindje masive se këtë dhuratë e kemi pikërisht nga kuksiani, që, veç zellit kuqezi për t`i sfiduar shkijet me flamuj të sajuar e të lëshuar plot fantazi qiejve me ajër të rënduar nacionalist, ëndërron të ketë dhe një vinç me të cilin të mbajë familjen, e që Digitalb-i ia ka premtuar, jo nga arka e vet, por nga xhepat tanë.

Pra, nuk po shkojmë në Francë se kemi mësuar si luhet për të fituar, se kemi lënë pas klanet në fushë, se jemi më pak pordhacër e më shumë punëtorë, më pak individualistë e më shumë kolektivistë, se kemi mundur të jemi më të disiplinuar taktikisht, se jemi më të zhdërvjellët dhe më me besim në vetvete, por po shkojmë se ky shekull na ka dhuruar “bacë Ismailin”, që po na prin triumfalisht drejt Champs Elise-zë.

Shtimi i zërave për lirimin e tij nën shkulmet e dehjes nga fitorja në Armeni e kualifikimi për në “Francë 2016”, ku nuk mungon dhe politika, janë një konfirmim dëshpërues i faktit se ne edhe në një Europian mund të shkojmë, pse jo dhe në Botëror, por shtet e komb dinjitoz, me njerëz që i binden ligjit, vështirë se bëhemi. Nuk janë të pakta rastet kur figura të adhuruara për diçka në botë, qoftë dhe masivisht e jo nga një grupim i caktuar, i janë nënshtruar ndëshkimit ligjor nëse e kanë shkelur ligjin, pa u frenuar nga emotivitete masive karshi të ndëshkuarit. Vërtet mund të jetë dikur nonsens në vështrim të parë, por bash aty dhe në atë formë janë vënë themelet e ligjit, shtetit dhe disiplinës shoqërore, përballë së cilave ne jemi banorë xhungle.

Ismail Morina është prapa hekurave me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, dhe çdo debat ka vlerë vetëm nëse flitet se ka qenë viktimë e ndonjë rengu të ndyrë, ose se mos është viktimë e një pafuqie financiare për t`u shpëtuar prangave përballë një drejtësie çmendurisht të korruptuar. Ndërsa thirrjet ndaj tij plot folklorizëm për ta liruar pa asnjë kusht, për më tepër duke e hyjnizuar si njeriun që na çoi në Francë, janë, pa e tepruar, një arsye për të mos shkuar atje.

Ai djalë ka gjithë të drejtën e Zotit për ta dashur sa e si të dojë kombin e vet, shqipen bashkë me flamur; janë në të drejtën e Zotit dhe të gjithë ata shqipe në trajtë frymorësh që ta duan “ballistin” , të bëjnë be në kokë të tij, e madje dhe tia dedikojnë plotësisht atij shkuarjen në Francë. Por ata nuk mund ti imponohen një shoqërie të tërë me një standard të mbrapshtë, ku futbolli katandiset në folklor, e po ashtu shteti dhe ligji; një standard ku ngjan sikur në Francë nuk po shkohet duke luajtur dhe për të luajtur në fushë, por për t`u eglendisur me simbole nacionale, plisa, shqiponja të sajuara me duar, dhe me portretin tragjiko-heroik të “ballistit”.

Vërtet që ka diçka tej futbollit që ha debat në këtë moment historik për shqiptarët: fakti se për herë të parë Shqipëria e Madhe krijohet vetvetiu në një kombëtare futbolli, gjë që rezulton me një arritje kaq surprizuese. Dhe këtu gjejmë boll arsye për ta kuptuar më mirë se pse fqinjët nuk na kanë dashur kurrë bashkë, se pse dridhen kur dikush u përmend Shqipërinë e Madhe. Por kjo nuk ka lidhje as me plisin, e as me “ballistin”, që tek Shqipëria e Madhe e tij ka përfshirë dhe ishullin e Korfuzit, si të ishte Kukësi i tij.

Debat tjetër është ai nëse ne vërtet e kemi merituar të shkojmë në Francë? Ca fitore apo arritje mund të jenë dhe fragmentare, mund të jenë dhe fryt rrethanash, pra, mund të jenë të “trukuara” pa dashje. Ne fort mirë e dimë se – por nuk na e do puna që ta pranojmë – se futbolli ynë, pra ai i kampionateve, është si mos më keq, se jeta futbollistike shqiptare, ku përfshihet sistemi zinxhir me hallka të këputura, infrastruktura, cilësia blozë e ndeshjeve, stadiumet bosh ose gjysmë të mbushura, është në një mjerim total. Nga ana tjetër, tek emrat e kombëtares, shumë prej tyre nuk janë në formacionet bazë të ekipeve përkatëse. E megjithatë, ne jemi tashmë në Francë, falë dhe ca shkëndijimeve suksesi, por së paku mos shkojmë dhe me “ballistin” atje. Përndryshe, prapakthehu!  /tesheshi.com/                  

Të ngjashmeLajme

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani
Ekonomi

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm
Individualitet

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë
Diplomaci

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Lajme të tjera
Ja çfarë ndodh në trup, nëse nuk konsumoni bukë

Ja çfarë ndodh në trup, nëse nuk konsumoni bukë

Fullani fiton lirinë e plotë: gjykata e shpall të pafajshëm

Fullani fiton lirinë e plotë: gjykata e shpall të pafajshëm

Kosova në UNESCO: votimi hyn në axhendë për javën e ardhshme

Kosova në UNESCO: votimi hyn në axhendë për javën e ardhshme

TË FUNDIT

Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

8 minuta Më parë
Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

25 minuta Më parë
Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

3 orë Më parë
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist