Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka të ngjarë të largohet nga Ambasada e Ekuadorit në Londër javën e ardhshme për shkak të problemeve shëndetësore. Shëndeti i Assange u përkeqësua kohët e fundit dhe së shpejti ai duhet të largohet nga ambasada në të cilën jeton që nga qershori 2012
Assange do të duhet të vizitohet në spitali, pas së cilës mundësitë e tij në drejtim të gjetjes së një vendqëndrimi do të jenë të kufizuara, shkruan Bloomberg.
Lenini Moreno, presidenti i Ekuadorit, tha në fund të korrikut se ai donte të zgjidhte problemin e Assange pa ndonjë problem për vendin e tij dhe theksoi se ai ishte konsultuar me autoritetet britanike dhe përfaqësuesit e Wikileaks.
Assange gjeti strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi u akuzua nga autoritetet suedeze për një abuzim seksual. Megjithëse aktakuza është hedhur poshtë, ai ka frikë nga ekstradimi në Shtetet e Bashkuara ku ai po kërkohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore. /tesheshi.com/