Tridhjetë e shtatë trupa u nxorrën nën rrënojat e një ndërtese banimi që pjesërisht u rrëzua javën e kaluar në një shpërthim gazi, njoftoi agjensia e lajmeve ruse të enjten.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë dhjetë kate në qytetin industrial të Magnitogorsk, rreth 1,700 kilometra në lindje të Moskës.
Numri i të vdekurve është rritur në mënyrë progresive në ditët e fundit, ndërsa shpëtuesit luftuan me temperatura shumë të ulëta për nxjerrjen e njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Deri të enjten në mëngjes, 22 nga 37 trupat u identifikuan, sipas agjencive të lajmeve, dega lokale e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme.
Një komision hetimor rus që heton krime të mëdha ka thënë se ende po heton shkakun e saktë të shpërthimit.
Komisioni thotë se në skenën e aksidentit nuk u gjetën gjurmë të eksplozivëve. Në raportet fillestare, u raportua se një shpërthim gazi shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Shpërthimet e gazit janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe rregullave të dobëta të sigurisë lidhur me përdorimin e gazit, raporton Reuters. /tesheshi.com/