Zjarrfikësit dhe policia u thirrën në një operacion spektakolar shpëtimi në Brazil të martën, më 17 tetor. Tetë punëtorë ndërtimi ishin varur në skelat e shembur 140 metra mbi tokë. Për njërin prej tyre, çdo ndihmë erdhi shumë vonë.
Punëtorët e ndërtimit mbetën të varur pasi struktura u shemb midis dy rrokaqiejve 33-katëshe që ishin në ndërtim e sipër. Në video shihet se si punëtorët në kantier janë kapur nga një litar i varur në një strukturë metalike.
Dhjetë makina zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje në São Paulo, Brazil. U dërgua edhe një helikopter i policisë.
Mediat lokale raportuan se shembja e skelës la tetë punëtorë të bllokuar në ajër. Pamjet treguan të paktën katër punëtorë duke u kapur dëshpërimisht pas litarëve ndërsa lëkunden.
gente aconteceu um acidente no predio torto aqui do morumbi que deixou os cara pendurados pic.twitter.com/dBS2aaaqa5
— vilar (@vilarrrrrrr) October 17, 2023
Punëtorët e bllokuar u shpëtuan “disa minuta” pas shembjes me ndihmën e vinçave, tha dëshmitarja Lidiana Dias për mediat lokale.
Lidiane, pronare e një parukerie aty pranë, tha: “Zhurma ishte shumë e madhe, shumë gjëra u shembën. Struktura ra. Ne nuk mund të shihnim se ku ranë pjesët sepse ishin në kantier.”
Fatkeqësisht nga plagët e marra ka ndërruar jetë një punëtor. Nuk dihej nëse personi ra nga platforma apo u godit nga copa teksa kalonte nën skela. Autoritetet në shtetin e São Paulo thanë se po hetonin rastin, shkruan Mirror. /tesheshi.com/