Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shefja e BE-së në Prishtinë kërkon gjithëpërfshirje në dialogun me Serbinë, opozita: jo pa u ndërruar formati i bisedimeve

by Te Sheshi
24/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Shefja e BE-së në Prishtinë kërkon gjithëpërfshirje në dialogun me Serbinë, opozita: jo pa u ndërruar formati i bisedimeve

Nga Blendi Gashi

Katër vite pas fillimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dështimit të jetësimit të marrëveshjeve të arritura në praktikë, në Kosovë po shihet jetike përfshirja edhe e partive opozitare në këtë proces.

Kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian, i cili luan rolin e ndërmjetësuesit të dialogut mes dy shteteve, e që konkretisht është bërë nga shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova. Kjo e fundit një kërkesë të tillë e ka bërë gjatë një takimi që zhvilloi para dy ditësh me ministren për dialog, Edita Tahiri.

Apostolova, edhe pse e lavdëroi Tahirin për punën e bërë deri më tani si kryenegociatore, i tha asaj në sy se opozita duhet të përfshihet në dialogun Prishtinë – Beograd, si dhe kërkoi që qytetarët të njoftohen më mirë për procesin në fjalë dhe për ndikimet që mund të sjellë ai për përmirësimin e jetës së tyre të  përditshme.

Kërkesa e përfaqësueses së BE-së mund të realizohet vetëm nëse ndryshohet formati i bisedimeve. Kështu pohojnë vetë opozitarët, të cilët thonë se bisedimet në mënyrën se si po zhvillohen aktualisht duhet të ndërpriten menjëherë.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se partia e tyre mund të bëhet pjesë e bisedimeve vetëm nësenitaj... ndërron formati.

“Formati aktual i bisedimeve me Serbinë duhet të ndërpritet menjëherë. Duhet të krijohet një platformë tjetër e bisedimeve me Serbinë, që zhvillohet mbi bazën e reciprocitetit, e që për qëllim final ka njohjen e ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë. Në një situatë të tillë, AAK-ja edhe do të mund të ishte pjesë e këtyre bisedimeve, por jo në këtë format siç është, sepse bisedimet e kanë humbur kuptimin dhe nuk kanë asnjë impakt në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,” thotë Nitaj.

zgjimmAnëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni, deklaron se në këtë periudhë partia e tij “nuk merr pjesë për të legjitimuar marrëveshjet e dëmshme të arritura në këtë proces”.

Ai ka thënë se VV-ja nuk është kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime.

“Dialogu që po zhvillohet aktualisht është dialog pa parime, që nuk i dihet as fillimi, as fundi, dhe as çështjet që do të diskutohen, e aq më pak për ato që nuk jemi në gjendje të flasim. Ajo që kemi nevojë, para se të përfshihet kushdo, është që t’i bëhet një riformatim dialogut, i cili në radhë të parë e ndryshon orientimin dhe platformën e dialogut, duke i ndarë dhe përcaktuar se cilat janë interesat tona në këtë dialog,” ka pohuar Hyseni për mediat kosovare.

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, thotë se dialogu me Serbinë është çështje e të gjithë qytetarëve dhe ezafa të gjitha subjekteve politike, jo veç e individëve apo e forcave të caktura politike në pushtet.

Ai më tej bën të njohur se bisedimet duhet të kenë një qasje ndryshe, dhe se Kosova duhet të ketë platformë të qartë: të sillet si shtet, dhe jo si provincë e Serbisë, siç është sjell deri tani.

“Dialogu ka filluar mbrapsht, dhe mbi bazën që është vendos me bisedimet  e deritashme, NISMA nuk është e gatshme të jetë pjesë e asnjë ekipi në bisedime. NISMA është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut vetëm nëse ndryshohet tërësisht formati, por në asnjë rrethanë në formatin aktual.  Pra, NISMA si subjekt është e interesuar të rregullojë raportet me Serbinë, por jo mbi bazën e marrëveshjes nënshtruese të 19 prillit të 2013, që e ka bërë Hashimi,” thotë deputeti Berisha për tesheshi.com.

 “Kërkesa e Apostolovas, hap pozitiv”

Analistët në vend e vlerësojnë kërkesën e përfaqësueses së BE-së, duke thënë se është në të mirë të vendit që edhe opozita të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

hertivaAnalisti Ali Hertica thotë se thirrja e Apostolovas është një hap pozitiv, që për vendime të mëdha për vendin të jenë unik i gjithë spektri politik në vend.

“Opozita duhet të përfshihet në dialog me Serbinë sepse rrethanat po ndryshojnë. Nuk mund të them nëse ka dështuar dialogu, por për të mos ardhur deri tek kjo pikë, dhe më pas të krijohet situatë e turbullt brenda shtetit, duhet që edhe opozita të jetë pjesë e çdo procesi që ka të bëjë me të ardhmen e shtetit, në mënyrë që të mos stagnohet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO,” thotë Hertica për tesheshi.com.

Kosova dhe Serbia e kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, me lehtësim të Bashkimit Evropian, që prej vitit 2011, dhe në të paktën dy vitet e fundit asnjë përfaqësues i opozitës nuk është përfshirë në ekipin negociator të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Bombardimet mbi Halep lënë dy milionë njerëz pa ujë

Bombardimet mbi Halep lënë dy milionë njerëz pa ujë

Përpara Pablo Escobarit ishte Griselda Blanco mbrëtëresha e kokainës

Përpara Pablo Escobarit ishte Griselda Blanco mbrëtëresha e kokainës

E përditshmja turke: Gyleni po bëhet gati të largohet nga vendqëndrimi në SHBA

E përditshmja turke: Gyleni po bëhet gati të largohet nga vendqëndrimi në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni