Një tjetër krizë financiare është ende e mundshme, sipas shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Ajo po komentoi pas një deklaratë të kryetares së Rezervës Federale të SHBA, Janet Yellen, cila parashikoi se nuk do të shihte një tjetër krizë financiare gjatë jetës së saj, duke thënë se: “Ka mundësi, që një ditë, të ketë një krizë tjetër. Planifikoj që të kem jetë të gjatë dhe shpresoj që edhe ajo (Yellen) të ketë jetë të gjatë gjithashtu, kështu që nuk do të isha betuar në mënyrë absolute për këtë, sepse ka cikle që kemi parë gjatë dekadës së kaluar, andaj nuk do ta kisha përjashtuar këtë”, tha Lagarde për CNBC .
Ajo theksoi se krizat janë zakonisht të paparashikueshme dhe vijnë papritur. “Ku do të vijë, çfarë forme do të marrë, sa ndërkombëtare dhe i çfarë spektri të gjerë do të jetë, mbetet të shihet, dhe zakonisht kriza kurrë nuk vie prej nga e presim atë”, tha Lagarde.
“Detyra jonë është të sigurohemi që sektori juaj financiar është nën mbikëqyrje të mirë, se është rregulluar mirë, që institucionet janë të forta dhe të ketë amortizatorë të mjaftueshëm në mënyrë që të mund t’i rezistoni krizës potenciale”, shtoi ajo.
Kriza e mëparshme globale financiare u zhvillua në vitet 2007-2008 dhe konsiderohet rënia më e madhe ekonomike që nga Depresioni i Madh.
Kjo ndodhi pas përplasjes në tregun e shtëpive në SHBA, dhe shumat masive të letrave me vlerë dhe derivativëve të mbështetur nga hipoteka humbën një vlerë të konsiderueshme. Vetëm në SHBA, më shumë se 7.5 milionë njerëz humbën vendin e punës. Sipas vlerësimeve, familjet amerikane humbën afërsisht 16 trilionë dollarë në vlerë neto si rezultat i zhytjes në treg të aksioneve. /tesheshi.com/