Me autocisternën e zjarrfikësve të cilën e drejtonte, ka mbushur me ujë pishinën e shtëpisë. Ai është zbuluar falë një letre anonime në emër. Ngjarja ka ndodhur në Ronda, në pjesën jugore të Spanjës. Autor i kësaj ngjarje është Juan Pimentel, i cili është akuzuar për përdorim të mjeteve të shpëtimit për ‘shërbime personale në më shumë se një rast”.
“Kam vepruar në mirëbesim”,- është justifikuar Juan Pimentel përpara eprorëve të tij dhe gjykatësve, të cilët i kanë kërkuar arsyen e veprimit, pasi e kanë pushuar nga puna.
“Serbatori prej 800 litra e gjysmë ishte i thyer dhe humbte ujin rrugës. Kështu përpara se ta çoja për ta rregulluar tek mekaniku, mendova të mos e çoja dëm ujin dhe e përdora për të mbushur pishinën time”,- ka thënë burri.
Mirëpo, këto justifikime nuk i kanë shërbyer për asnjë gjë, pasi shefi i zjarrfikësve në Ronda është hequr nga detyra që mbante, ndërsa është cilësuar si hajdut i ujit dhe ndaj tij janë marrë masa./tesheshi.com/