SHBA-të u kanë kërkuar të gjitha njësive diplomatike të tyre që të ulin sot flamurin në gjysmë shtizë, në përkujtim të 18 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara përjetuan sulmin më të rëndë të kryer ndonjëherë në tokën amerikane dhe sulmin më vdekjeprurës terrorist në historinë botërore.
Për102 minuta, të dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Neë York u rrëzuan pasi aeroplanët e rrëmbyer nga anëtarë të Al Qaeda-s u përplasën me to. Sulmet në qendër të Manhattan lanë të vdekur 2753 njerëz. Ky numër u rrit në 2977 me sulmet në Pentagon në Uashington dhe aeroplanin që ra jashtë Shanksville, Pensilvani.
Presidenti George W. Bush mësoi për sulmet teksa ishte në një takim në një shkollë fillore në Florida. Ai iu drejtua kombit atë natë, duke thënë se qeveria “nuk do të bëjë asnjë dallim midis terroristëve që kanë kryer këto veprime dhe atyre që i strehojnë”.
Së shpejti, SH.B.A. do të fillonte sulmet kundër grupeve terroriste dhe armiqve të tjerë të dyshuar në të gjithë botën, me Irakun, Pakistanin, Jemenin dhe vendet e tjera që përfundimisht do të përballeshin me veprimet ushtarake amerikane. Një studim i vitit 2018 zbulon se numri i fataliteteve nga luftërat që pasuan nga viti 2001 shkon në 507,000, ku 244,000 prej tyre janë civilë. Kostoja totale e sulmeve thuhet të jetë më shumë se 3 trilion dollarë. /tesheshi.com/