Amerikanët ndërrojnë komandën e drejtimit të Bazës më të madhe të tyre në Ballkan, që është ajo e Bondsteel në Ferizaj të Kosovës.
Ros Gammon, kreu i ri i trupës së marinsave të SHBA-së në Ballkan deklaroi se “KFOR-i është i gatëshëm t’i përgjigjet çdo situate në Kosovë dhe është i angazhuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës”.
“Ne këtë do ta arrijmë duke organizuar trajnime reale të njesive tona.Për ti përgatitur ata që ti përgjigjen cfardo situate që mund ta kërkoj ndihmen tonë,për ti përkrahur institucionet e Kosovës.Ne e cmojmë trashëgimin kulturore të pasur të Kosovës dhe jemi të hapur që të bashkëpunojme me popullin e Kosovës dhe traditat e tyre”, tha Ros Gammon komandanti në largim.
Ndërkaq Komandanti i KFOR-it gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta shprehu besimin e tij për Komandantin e ri Gammon që do të vazhdojë punën me një profesionalizëm të lartë.
“Asnjë komandant nuk mund ta përmbushë detyrat e tij nesh nuk ka ushtarë të përkushtuar.She tani nuk mund ta bëjë një list e të gjitha të arriturave të secilit ushtarë por iu siguroj që e vlerësoj lart përkushtimin e secilit nga ju”, tha Luigi Miglietta.
Koloneli Ros Gammon vjen nga Pensilvania. Ndërkaq Grupi Luftarak shumëkombësh Lindje kryen operacionet e mbështetjës së paqës në Kosovë duke kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjës.
/tesheshi.com/