Tre ditë pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi shpalli një kufi kohor për formatimin e më pas nisjen nga puna të Gjykatës së re Kushtetese, ka ardhur mbështetja nga SHBA.
“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, tha Ruçi në fjalën hapëse të sezonit të ri të parlamentit, për t‘u pasuar nga një mesazh mbështetës i ambasadores Yuri Kim.
“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit”, shkroi Kim, duke potencuar dhe fjalën e Ruçit.
Por siç dihet, riformatimi i kësaj gjykate ka qenë e është ngërçi kryesor mes presidentit dhe mazhorancës.
E ndërsa kjo e fundit ka kompleksuar presidentin e opozitën bashkë duke i rreshtuar si kundërshtarë të Reformës në Drejtësi, Meta nga ana e tij, së bashku me zërat e tjerë të opozitës, por Meta më së shumti, ka tentuar të hakmerret duke kujtuar se kjo mazhorancë ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. /tesheshi.com/