Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka ftuar personat nga radhët e rezervistëve që të shpallin orarin dhe të kryejnë stërvitje në territorin nën juridiksionin e Drejtorisë për Obligime të Mbrojtjes, thuhet në ueb faqen e ministrisë.
“Qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëqeverisje Lokale thërrasin rekrutët për të rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me orarin e luftës në njësitë e mbrojtjes civile dhe ftojnë pjesëtarët e njësive të mbrojtjes civile në trajnime njëditore dhe shumëditore – trajnime për mbrojtjen civile, bazuar në kërkesa nga Departamenti i Situatave Emergjente të MPB-së”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Më tej në deklaratë thuhet se trajnimet – trajnime njëditore dhe shumëditore të pjesëtarëve të njësive të specializuara të mbrojtjes civile do të realizohen nga Sektori për Situata Emergjente i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Rekrutët ftohen në këto aktivitete për nevojat e funksionimit të mbrojtjes civile në mënyrë që të përgatiten në kohë për zbatimin e masave të mbrojtjes civile në paqe, emergjencë dhe luftë”, thuhet në uebfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
Nuk është e vështirë të kuptohet se kjo lëvizje vjen nëkontekst të një tensioni rajonal dikuar nga sulmi rus mbi Ukrainë. /tesheshi.com/