Senatorët amerikanë paraqitën të enjten një draft-projektligj bipartizan për ndalimin e dërgimitb të avionëve luftarakë F-35 në Turqi, për sa kohë që qeveria amerikane nuk e konfirmon se Ankaraja nuk do të blejë sistemin e raketave ruse S-400, raporton Reuters.
Turqia është një partner i rëndësishëm për blerjen e F-35, pasi është fjala për miliarda, megjithatë Ankaraja gjithashtu dëshiron të blejë dhe të sistemit të mbrojtjes raketore ruse, për të cilën amerikanët pretendojnë se mund të rrezikojë sigurinë e një F-35.
Katër senatorët që e prezantoi projektligjin, demokratën Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen dhe republikanët James Lankford dhe Thom Tillis, shprehën kundërshtimin e tyre për planin e Turqisë për të blerë sistemin S-400, duke deklaruar se një anëtar i paktit të NATO-s nuk mund të ketë të dyja.
“Mundësia që Rusia do të ketë qasje në avionët dhe teknologjinë e SHBA në një vend anëtar të NATO-s, përfaqëson një rrezik kombëtar dhe global të sigurisë”, tha Shaheen.
Reuters raportoi javën e kaluar se SHBA shpejt mund të ngrijë përgatitjet për dërgimin e avionëve F-35 në Turqi.
Asnjë vendim nuk marrë akoma, por nëse kjo ndodh, do të ishte një goditje e rëndë për marrëdhëniet e ndera mes Uashingtonit dhe Ankarasë.
“Turqia është një aleat dhe partner i rëndësishëm në shumë veprime të SHBA në lidhje me sigurinë kombëtare. Por është shqetësuese që Turqia kërkon bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, e cila vazhdimisht dëshiron të minojë interesat e NATO-s dhe të SHBA”, tha Lankford.
Ankaraja nuk ka treguar një dëshirë për t’u tërhequr nga sistemi S-400, të cilat mund të rrezikojnë të ardhmen e F-35, për të cilën edhe Turqia ka pjesën e saj në prodhim, siç është kabina dhe ekranet. /tesheshi.com/