Presidenti i SHBA Donald Trump la të kuptohet, gjatë një pritjeje pushimesh në Shtëpinë e Bardhë, se ai mund të kandidojë për president përsëri në 2024.
“Kanë kaluar katër vjet të pabesueshme. Ne po përpiqemi dhe për katër vjet të tjera,” tha Trump, duke iu drejtuar të mbledhurve, midis të cilëve ishin shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan.
Pamjet treguanTrump duke pretenduar sërish mashtrim zgjedhor edhe pse prokurori i shtetit William Barr i tha AP më herët se Departamenti i Drejtësisë nuk kishte zbuluar prova të mashtrimit të gjerë zgjedhor dhe nuk kishte vërejtur asgjë që mund të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti.
“Padyshim që është një vit i pazakontë. Ne i fituam zgjedhjet. Por disave nuk u pëlqen. Unë i quaj zgjedhje të manipuluara dhe do ta bëj këtë gjithmonë,” tha Trump.
Video, e postuar në Facebook nga një prej të ftuarve, ish-presidenti i Partisë Republikane të Oklahoma, Pam Pollard, tregon dhjetra njerëz të mbledhur në hollin e Shtëpisë së Bardhë, duke qëndruar afër njëri-tjetrit.
Shumë prej tyre nuk kishin maska mbrojtëse. /tesheshi.com/