Bota po mban frymën për vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj të akuzuarit Ratko Mlladiç, ish-komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.
Mlladiç që akuzohet për vrasjen e 8 mijë muslimanëve të Bosnjës ka kërkuar ndihmë mjekësore në seancën gjyqësore çka ka bërë që të vonohet dhënia e verdiktit final, i cili ishte parashikuar për orën 11.00.
Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me akuzën për genocid, ndërkohë që kryesuesi i seancës ka vendosur një pauzë e cila po zgjat jashtë kohës së parashikuar.
Në orën 10.40, Mlladiç kërkoi të shkojë në tualet dhe kryesuesi i seancës pezulloi seancën për 5 minuta, por pushimi po zgjat më shumë se ishte parasikuar pasi gjenerali serb kërkoi ndihmë mjeksore.
Gazeta kroate Veçerni List bëri të ditur se e gjitha kjo skenë është një manovër për të vonuar shpalljen e vendimit. /tesheshi.com/