Gjykata më e lartë franceze konfirmoi të martën se ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy mund të ndiqej penalisht për kostot e fushatës së tij presidenciale të vitit 2012 në çështjen Bygmalion, një betejë e gjatë procedurale.
Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e fundit të Sarkozy, e cila kërkoi të shmangte procesin e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore, për të cilën ai mund të dënohej me një vit burg.
Ish-presidenti, i cili e ushtroi detyrën e tij në vitet 2007-2012, po ndiqet penalisht për tejkalimin e pragut të shpenzimeve elektorale prej 20 milion €, megjithë paralajmërimet e llogaritarëve të tij të fushatës në mars dhe prill 2012.
Gjyqi kundër tij dhe 13 të tjerëve u urdhërua në shkurt 2017 nga gjykatësi hetues Serge Tournaire, por ankesat u ndoqën për dy vjet e gjysmë.
Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në maj, gjyqi i Sarkozy në çështjen Bygmalion u bë i pashmangshëm. /tesheshi.com/