Një pushuese ka gjetur vdekjen mëngjesin e ditës së sotme pranë vendit të quajtur ”Çentrali”, në plazhin e Sarandës.
Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur pa shenja jete në bregun e detit, shtetasen A.B, 74 vjeçe, banuese në Sarandë.
Nga verifikimi dhe hetimi paraprak rezulton se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore (kardiake).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tesheshi.com/