Samsung duket se pas lançimit të Galaxy C5 ka prezantuar edhe pajisjen e re Galaxy C7. Pajisja e re e Samsungut vjen me procesor Snapdragon 625 dhe ekran 5.7-inç.
Telefoni ka 4GB RAM dhe 32GB e 64GB hapësirë të brendshme. Sa i përket kamerës, telefoni vjen me kamerë 16-MP në pjesën e pasme dhe 8-MP për “selfie”.
Bateria e telefonit është 3300mAh, ndërsa sistemi është Android 6.0.1 Marshmallow. Samsung Galaxy C7 vjen me opsionin ngjyrë të artë, argjendtë, hirtë dhe rozë, transmeton Albeu.
Sa i përket çmimit, versioni me 32GB hapësirë të brendshme kushton rreth 400 dollarë, ndërsa ai me 64GB rreth 430 dollarë. /tesheshi.com/