Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Samiti i Hamburgut: pushteti post-modern dhe kancelarja G-Zero, Angela Merkel

by te Sheshi
09/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Samiti i Hamburgut: pushteti post-modern dhe kancelarja G-Zero, Angela Merkel

Ishte një tablo që mund të përmbledhë një epokë. Liderët e 20 fuqive industriale të botës, plus një mori institucionesh ndërkombëtare dhe shtete më të vogla, pozuan për një fotografi në qendrën e Kongresit në Hamburg. Në mes, midis rangjeve testosteroidale të Putin dhe Trump, Erdogan e Xi, ndodhej Angela Merkel: e qetë dhe e përmbajtur, me gishtërinjtë e mbledhur në mënyrën e saj dalluese. Mjaft të shohësh pas në vitet e kaluara të trazirave globale –terrorit, luftës, krizave financiare, ulje-ngritjeve politike – dhe kjo mbledhje gishtash është një prej konstanteve. Një pikë qëndrueshmërie në një epokë pasigurish: një urë me më shumë se një kuptim.

Pasi u shkrep fotografia, liderët e G20 u turrën në sallën e konferencave. Merkel çau rrugën përmes turmës, duke folur së pari me Vladimir Putin, më pas me Emmanuel Macron dhe Donald Trump, pas tyre me Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk. Ajo thirri për qetësi dhe hapi diskutimet, duke theksuar se Hamburgu (ku ajo është lindur) është një qytet portual, simbol i “botës së rrjetëzuar” që duhej të mbrohej në bisedimet e ardhshme. Ajo shpjegoi vlerën simbolike të ikonës së samitit, nyjes së Herkulit: “Sa më shumë ta tërheqësh, aq më e fortë bëhet”.

Të vëzhgojë skenën, ishte aq joshëse të dilje në përfundimin se një Amerikë e njëanshme, një Britani e tërhequr, një Francë ende në rimëkëmbje, një Rusi revizioniste dhe një Kinë ende jo-dominuese e bëjnë Merkelin jo vetëm kryesuesen e këtij samiti, por diçka më shumë: lideren e re të botës së lirë.

Artikujt në “Washington Post”, “Los Angeles Times”, “Newsweek”, “The Independent”, “USA Today” dhe “Politico”, të gjithë përshkruanin të njëjtin imazh. Kur Barak Obama vizitoi për herë të fundit si president Berlinin në nëntor, u tha se ai ishte në mënyrë jozyrtare duke vënë gishtin mbi Merkelin si pasardhësen e tij në mbrojtje të rendit global.

“The Economist” e sfidon këtë etiketim, për të cilin Berlini nuk ka as oreks dhe as mjetet e duhura. Mjafton të kuptosh se edhe Gjermanisë në lulëzim i mungon pesha ekonomike e Amerikës. Shkalla modeste e planit të saj Marshall për Afrikën krahasuar me shkallën dhe detyrën e përmbushur të planit original amerikan për Europën, e bën më të qartë këtë përcaktim.

Për më tepër që vendi është ende i ngecur me historinë  e vet. Ashtu si vënë në dukje disa historianë, e kaluara naziste ende bën që gjermanët të kenë mosbesim në qëllimet e tyre të mira. Pjesërisht për këtë arsye, vendi mbetet relativisht alergjik ndaj forcës ushtarake: shpenzon vetëm 1.2 për qind të prodhimit të brendshëm (siç i pëlqen Trump të ankohet) për mbrojtjen dhe kështu nuk mund të mbështesë diplomacinë me pushtet të fuqishëm.

Samiti i G20 i dramatizon këto realitete. Deklarata finale duket e vagullt.

Më domethënëse duken takimet dypalëshe. Çështjet për diskutim janë të shumta. India diskuton me Kinën konfliktet kufitare, Turqia dhe Arabia Saudite duhet të bëjnë përpara në bisedimet për Sirinë, Theresa May duhet të krijojë marrëdhënie të re me homologët për Brexit, Trump në takimin e parë me Putin nuk arritën pothuajse asgjë për Ukrainën.

Progresi në këto çështje vlente më shumë se çdo gjë nëse besojmë se bota ndodhet në atë që shkencëtarët e politikës e quajnë bota “G-Zero”: e tillë që asnjë vend apo bllok nuk mund të formësojë apo të ndikojë drejtpërdrejt ngjarjet. Epoka e kakofonisë ka mbuluar botën.

Kush e di nëse viti i ardhshëm do të sjellë gjëra të reja. Ndoshta Kina do të nisë të marrë drejtimin. Ndoshta Amerika papritur braktis Trumpizmin në favor të shkollës së vjetër, internacionalizmit ruzveltian. Ndoshta Europa bashkohet dhe nisë të veprojë si një e vetme në skenën botërore. Ndoshta ndonjë koalicion i ri i dragonjve aziatikë do të dalë si fuqi pushteti.

Por, në mungesë të këtyre zhvillimeve, bota G-Zero ka marrë fuqinë.

Gazetarët që kërkojnë më kot nëpër samite superfuqinë e radhës, ende përcjellin hamendësime, përfshirë Gjermaninë, e cila nuk përmbush ende kriteret. Por për mirë ose keq, të tjerët mund të rrisin pritshmëritë nga përzierja dalluese e Berlinit mes shumë-palësisë dhe pragmatizmit rast-pas-rasti. Gjermania është më pak një lidere e më shumë një projektim.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Next Post
Instagram nuk ndalet, pas “favorites” sjell risinë që të gjithë prisnim

Instagram nuk ndalet, pas “favorites” sjell risinë që të gjithë prisnim

Trafiku, “luftë” trajlerave dhe mauneve

Trafiku, “luftë” trajlerave dhe mauneve

Nga Edmond ARIZAJ: Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën

Nga Edmond ARIZAJ: Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni