Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Edmond ARIZAJ: Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën

Nga te Sheshi
09/07/2017
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Edmond ARIZAJ: Administrata duhet të ketë frikë ligjin, jo Ramën

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të denoncohet nga qytetarët administrata shtetërore. Me emra. Me çështje. Me institucion. Ankesa i shkon drejtëpërdrejtë edhe vetë kryeministrit. Edhe për sjelljen. Të dhënat do të përpunohen nga grupi i punës që është caktuar për rishikimin e administratës shtetërore. Nuk e kuptoj pse duhet ky lloj terrori mbi administratën shtetërore, Kjo përhapje frike me valë të stërmëdha. Duket sikur kryeministri e ka vënë administratën në një kuti qelqi, ku mund të kalojë kushdo dhe të hedhë një grusht baltë. Më e pakta. Dhe ç’është më e keqja, balta nuk ngjitet në nivelet e larta, sepse “ata lart” nuk kanë pasur të bëjnë me popullin, kanë sekserët për këtë. Por sekserët natyrisht që nuk denoncojnë. A nuk do të ishte më mirë, që në vend të këtij denoncimi popullor, të formohej një task-forcë, e varur dhe e urdhëruar direkt prej Ramës, apo kujt të donte dhe besonte ai, e cila të inspektonte dhe kontrollonte pasurinë e gjithë administratës në 10 vitet e fundit, ku e kanë, si e kanë vënë, etj., dhe nëse duhet t’jua sekuestrojë e t’ia kalojnë buxhetit të shtetit. Sepse pandëshkueshmëria, por veç zëvendësimi janë tashmë modë 30-vjeçare në këtë vend. Nuk ka risi.

Tjetër. Besoj shumë e rëndësishme. Mos vallë grupi i punës në qeveri, po zëvendëson gjykatat, ndërsa Rama mbi të gjithë?! Administrata, sipas kësaj që po ndodh, nuk do të ketë më frikë nga ligji, por nga Rama, mos e denoncon dikush tek ai, për sjellje të keqe, apo mitmarrje etj. Po ligji? Po gjykatat? Po shteti ligjor? Po shteti i së drejtës? Kjo më duket e frikshme. Më kujtohen me dhjetëra dëshmi, tregime e ngjarje të dëgjuara, që rrëfenin se si dikur një letër t’i dërgoje Mehmet Shehut për një ankesë, apo padrejtësi, ai të jepte zgjidhje se ishte burrë. Kam nënqeshur përherë, por pa u lodhur t’u shpjegoja rrëfimtarëve se kryeministrit të komunizmit nuk i kushtonte asgjë të ndëshkonte një zyrtar shteti, nëse kjo i shërbente ngritjes së kultit të tij, që gjithsesi do të binte akoma më i rëndë mbi rrëfimtarin. Mos po na përgatitet sërish kjo supë politike?

Në një shtet ligjor, kushdo që ka probleme me administratën, shkon në organet e drejtësisë bën denoncim dhe janë gjykatat që peshojnë ku dhe si anon e drejta. Tashmë pas fillimit të zbatimit të vetingut, edhe skepticizmi mbi dhënien e vendimeve të gjykatave shpresojmë të nisë të zbehet. Atëherë pse është e nevojshme që qeveria të marrë atributet e gjykatës për ankesat e njerëzve kundrejt administratës?! Shpresoj, shpresoj shumë, që e gjitha kjo të jetë vetëm për dy-tre muaj, aq sa të bëhen zëvendësimet e nevojshme në administratë. Sepse nëse vazhdon…

Tjetër. Kush do ta mbrojë administratën nga akuzat e ardhura? A e kanë të drejtën të pyeten? A do ta kenë të drejtën e fjalës? Apo thjesht do t’u besohet denoncuesve, që ndonjëherë nuk janë dhe aq të sinqertë. Kush do ta mbrojë dinjitetin e administratës? Si do “dënohen” këta njerëz? Si gjyqet e dikurshme? Jemi totalisht në errësirë, sepse dimë vetëm majën e ajsbergut, nga ajo që ka Rama në kokë e që përmblidhet në pak fjalë: denoncime, grup pune, kryeministër, s’keni parë gjë akoma. Me mend mund të marrim vetëm që furtuna më e madhe do të bjerë mbi të punësuarit në emër të LSI-së. Kjo është puna e Ramës se si e organizon punën, ai është fituesi total i zgjedhjeve, dhe atij i takon të përgjigjet përballë kërkesave të elektoratit të tij fillimisht dhe më pas gjithë shqiptarëve. Por përplasja partiake është tjetër, dhe intimidimi i administratës është tjetër. A është e njëjtë sjellja në shkallë të ndryshme të administratës? Këto katër vjet treguan që jo. Mund të hiqet për një fjalë goje, për një inat, për fjalë të një maskarai (dhe ka plot të tillë që shpifin ndaj punonjësve) një punonjës i shkallës mesatare në hierarki, dhe nuk preket aspak një zyrtar i lartë, pavarësisht gjithçkaje të thënë (sepse edhe denoncimet që po kërkohen dhe po vërshojnë, fjalë janë). Për zyrtarin e lartë, shprehja më e dëgjuar ka qenë: Çoje në prokurori. Për atë tjetrin, shkarkim i menjëhershëm. E shihni që diçka çalon këtu. Dhe jo pse të vret këpuca. Por sepse nuk vepron e drejta. Dhe në këtë sistem që kemi vendosur, e drejta vendoset në gjykatë. Qeveria që vjen në pushtet, bën politikat, jo ekzekutimet. Se p.sh, këto ofertat që u nisën të bëhen “kush do t’i japë vendit, të më bëjë një mesazh”, sikur tingëllojnë më shumë populiste se duhet, madje groteske, sidomos pas zgjedhjeve. Mjafton që konkurset dhe emërimet të mos bëhen politike, dhe ata që kanë bagazh, vijnë e konkurrojnë vetë. Siç ka dëshirë ta përsërisë sa herë vetë kryeministri: “problemi është tek sistemi”.

Siç edhe e pa vetë, shqiptarët mendojnë se gjithçka mund të zgjidhë vetëm kryeministri, njësoj si Mehmeti dikur. Do ishte mirë që Rama të mos e ushqente shumë këtë mentalitet që ende nuk po shkulet nga shpirti dhe mendja e shqiptarëve. Administrata dhe kushdo nuk duhet të kenë frikë nga Rama, mos i prishin qejfin kryeministrit, apo mos kundërshtojnë të parin e qeverisë, por duhet të tremben nga ligji, mos thyejnë ligjin. Sot mund të shajmë gjithë ditën Saimir Tahirin, por ama pa e hequr rripin e sigurimit. Të shohim nëse administrata do të spastrohet nga kundërshtarët, apo nga të paaftët, të korruptuarit dhe partiakët. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona
Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

08/08/2022
Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!
Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

26/07/2022
Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit
Opinione

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

26/07/2022
Lajme të tjera
9 përfitime shëndetësore nga konsumi i vezëve

9 përfitime shëndetësore nga konsumi i vezëve

Vrasje afrikane me një të vdekur në “Tiranën” e Milanos

Vrasje afrikane me një të vdekur në “Tiranën” e Milanos

Beogradi përgënjeshtron Brukselin: “Kosova”, jo kusht për anëtarësim

Beogradi përgënjeshtron Brukselin: “Kosova”, jo kusht për anëtarësim

TË FUNDIT

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

18 minuta Më parë
Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

57 minuta Më parë
Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

2 orë Më parë
Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

10/08/2022
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist