Pas presidenti Thaçi i cili deklaroi se mandatari për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj i ka konfirmuar se i ka siguruar votat për qeverinë, dhe deputetja më e votuara nga ky koalicion, Sala Berisha – Shala, është e bindur se do ta formojnë qeverinë e re dhe se nuk do të ketë ngërç politik.
“Unë them që PAN i ka votat e siguruara për ta bërë formimin e qeverisë. Dy deputetët tjerë që na nevojiten për ta bërë të mundur formimin e qeverisë, janë të siguruar” ka thënë Berisha-Shala.Berisha-Shala, por nuk ka treguar emrat e tyre.
Ajo ka thurrur lave për PDK-në duke thënë se partia e tyre ka sakrifikuar për të mirën e shtetformimit dhe të mirën e qytetarëve, dhe sipas saj kjo është parë edhe në rastin e fundit, ku Kadri Veseli ka hequr dorë nga posti i kryeministrit. /tesheshi.com/