Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Modestia dhe arroganca (I)

by te Sheshi
08/07/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Modestia dhe arroganca (I)

Qysh në fillim më duhet thënë se ideja e një refleksioni të tillë erdhi pas emisionit “Nektar show” të realizuar në ambientet e Tv Klan Kosova për muajin e shenjtë të ramazanit, i cili moderohej nga z. Ermir Hoxha. Andaj, të flasësh për raportin në mes të modestisë dhe arrogancës, padyshim se nuk është punë e lehtë, për shkak se kërkohet nga sociologu që përmes mikroskopit sociologjik të analizojë jo vetëm raportin në mes të këtyre dy tipareve, por edhe kufirin në mes tyre. Ndaj, njeriu si qenie sociale biologjike ka disa tipare të rëndësishme të cilat edhe më shumë e zbukurojnë identitetin e tij. Këto tipare kanë të bëjnë me humanizmin, solidaritetin, altruizmin, modestinë, e kështu e radhë. Qenësia e këtyre virtyteve/tipareve është në natyrën e vetë njeriut dhe si i tillë në momentin që mundohet të jetë kopja e dikujt atëherë ai shndërrohet në një imitues i diçkaje e cila në realitet nuk i përket atij. Psikologu i njohur Maslow dikur theksonte për një hierarki të nevojave të njeriut që sipas tij do të ishin “nevojat fiziologjike, nevoja për siguri, nevoja për dashuri dhe përkatësi sociale, nevoja për nderim dhe respekt, si dhe nevoja për vetë – aktualizim”. Krahas këtyre nevojave që ndoshta janë themelore për qenien njerëzore, e një rëndësie të veçantë është dimensioni i modestisë dhe arrogancës së njeriut, tipare këto të cilat kanë të bëjnë me personalitetin e vetë njeriut. Në fakt, vet personaliteti mund të konsiderohet si grup i dallimeve individuale që preken nga zhvillimi i një individi, si: vlerat, qëndrimet, kujtimet personale, marrëdhëniet shoqërore, zakonet dhe aftësitë.

Ne si shoqëri shpeshherë flasim për raportin ndërmjet modestisë dhe arrogancës, herë herë duke iu dhënë atribute që ndoshta nuk i kanë. Me të drejtë do të duhej të shtrohet pyetja se si i kuptojmë këto dy tipare të njeriut. Me fjalë të tjera, modestia vjen nga fjala latine ashtu sikurse një sërë fjalë të tjera, “modestus”, që nënkupton “mbajtjen e masave të duhura”. Ka të bëjë më shumë me njohjen me masat e sakta të vetës ose kur dikush ju lavdëron shumë, modestia e Juaj mund të shkelmoj dhe t’ju bënë që të qetësoheni. Modestia gjithashtu do të thotë që t’i mbani gjërat mirë dhe jo shumë agresive. Modestia lidhet ngushtë me qëndrimet në raport me të tjerët, me sjelljet me të tjerët, thjeshtësinë, modestinë në lutje, rituale, përshëndetje, urime, e të tjera. Ka të bëjë më shumë me normat kulturore të shoqërisë dhe sot akceptohet si diçka që ndërlidhet ngushtë me thjeshtësinë. Pra, modestia është pjesë e identitetit dhe atij i jep përkatësi sociale dhe vlerë.

Termi modesti shpesh asociohet me një orientim konstruktiv shoqëror. Krahasuar me ata që kanë vetëvlerësime të larta (narcisoidët), njerëzit me pikëpamje relativisht të moderuara janë më pak konkurrues, më pak shfrytëzues, më pak të zemëruar, më pak armiqësor dhe më pak agresiv ndaj të tjerëve. Njerëzit modest gjithashtu arrijnë suksese më të mëdha në përmasat e  pranueshmërisë, empatisë, përkatësisë, intimitetit dhe mirënjohjes (Sedikides, Campbell et al., 2002) dhe kanë marrëdhënie më të qëndrueshme ndërpersonale. Për më tepër, njerëzit modestë kanë më pak gjasa të perceptojnë veten në mënyrë joreale si viktima të shkeljeve ndërpersonale nga njerëzit tjerë dhe kanë më pak gjasa të sillen në mënyrë agresive ndaj të tjerëve kur ndihen të kërcënuar.

Modestia nuk është injoranca e vetes apo indiferenca ndaj të tjerëve, por një orientim drejt mbrojtjes së një personi tjetër nga mungesa  e lëndimit ose humbja e ndjenjave të vetëvlerësimit që mund të lindin nga përvoja e të pasurit një “gradë më të ulët” apo vuajtjes nga kompleksi i inferioritetit. Ky orientim lind pikërisht si një përgjigje e vetëdijes së njerëzve modest lidhur me atë se ku qëndrojnë në aspektin e renditjes shoqërore (hierarkisë, statusit, apo privilegjit shoqëror). Përveç modestisë klasike të cilën e njohim, ekziston edhe modestia e shtirur, e cila ka të bëjë më shumë në rastet e ceremonive të ndryshme njerëzit për shkaqe dhe rrethana të ndryshme theksojnë se suksesin ia dedikojnë të tjerëve, etj. Një gjë e tillë është bukur shumë e pranishme në ambientin e shqiptarëve.

Në anën tjetër, arroganca mund të kuptohet si një përbuzje ose fyerje që bëhet ndaj dikujt tjetër. Arroganca kryesisht manifestohet përmes qëndrimeve, shprehjeve verbale apo edhe sjelljes së një individi ndaj individit tjetër. Arroganca, është një qëndrim superioriteti që shfaqet në një mënyrë mbizotëruese ose në pretendime ose supozime të supozuara. Ajo konsiderohet si një tipare mbivlerësues në shoqëri, kur njerëzit për shkaqe dhe rrethana të ndryshme e mbi vlerësojnë vetën e tyre ose e bëjnë hero në momente të caktuara për të treguar: pushtet, privilegj, afinitet, popullaritet, etj. Arroganca mund të jetë disa lloje:

  1. Arroganca në besim,e cila vjen përpara se një person të pajtohet me parimin e së drejtës. Personat e tillë janë arrogantë, sepse besojnë se vetën ata kanë të drejtë. Ata madje mund të besojnë se janë të drejtë pasi të provohen se janë gabim. Kjo shpesh bazohet ose në vetëbesim të tepruar ose e përdorin si instrument, si një mbulim mungesën vetëbesimit.
  2. Arroganca në komunikim, zakonisht ndodhë gjatë komunikimit, kur njerëzit mundohen që në një ose tjetrën mënyrën t’i përulin të tjerët ose i sulmojnë me qëllim të vënies në një pozitë jo të favorshme.
  3. Arroganca e perceptuar, ndodh kur personi shihet si arrogant, ndërsa në të vërtetë ata nuk ndihen arrogantë. Kur ne jemi dëshmuar të gabuar, ndiejmë se gjendja jonë shoqërore po fundoset. Për të provuar dhe për të shpëtuar këtë, ne marrim një goditje në personin që është provuar si të drejtë, për t’i sjellë ato pak dhe për të korrigjuar balancën sociale. Ne shpesh nuk e pëlqejmë ndjenjën e gabuar dhe mund ta përdorim këtë atribut të arrogancës si një mjet për të mbështetur shqetësimin tonë, madje deri në pikën e besimit të retorikës tonë.

Me fjalë të tjera, personat arrogantë janë: Personat arrogantë nuk kanë ndjeshmëri – nuk shqetësohen për mënyrën se si ndjehen të tjerët. Personat arrogantë refuzojnë të falin të tjerët – ata justifikojnë që ata që bëjnë gabime meritojnë shpërblimin që në fakt është dënimi, personat arrogantë më së shumti pretendojnë se ata kanë të drejtë – ata përpiqen të provojnë aq sa është e mundur, personat arrogantë zhvillojnë një vetëbesim shumë të lartë – ata mendojnë se të tjerët nuk mund ta kuptojnë vlerën reale të tyre. Kurse, simotrat e arrogancës janë: mendjemadhësia, egoizmi dhe vetë-rëndësia. Ndërsa, komponentët e arrogancës janë: përvojat e hershme negative, keqkuptime rreth natyrës së vetë jetës apo të tjerëve, një frikë e vazhdueshme dhe ndjenjë e pasigurisë, një strategji ose mekanizëm për të mbrojtur veten, një person i cili vazhdimisht ka fshehur nga të tjerët jetën e tij (vijon). /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Finalja e samitit të G20: Hamburgu zgjohet nga nata e dytë e protestave të dhunshme

Finalja e samitit të G20: Hamburgu zgjohet nga nata e dytë e protestave të dhunshme

Njeriu i financave kosovare paralajmëron rrezikun e moszhvillimit të zgjedhjeve lokale

Njeriu i financave kosovare paralajmëron rrezikun e moszhvillimit të zgjedhjeve lokale

Sekreti mijravjeçar i mureve romake intrigon shkencën moderne të ndërtimit

Sekreti mijravjeçar i mureve romake intrigon shkencën moderne të ndërtimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni