Ministri i Brendshëm ,Saimir Tahiri, ka folur pas akuzave të bërë nga një media se po bën pushime luksoze në ishullin e Korfuzit.
Në një prononcim për “Koha Jonë”, Tahiri ka deklaruar “vazhdoj punën dhe nuk tërhiqem nga presionet e askujt. Zbatoj ligjin”.
Ka qenë e përditshmja “Dita” e cila botoi një lajm dhe një koment mbi pushimet e ministrit Tahiri ku theksonte se akomodimi i tij në një hotel luksoz kalon shifrën e 2 mijë eurove në natë.
Ndërkaq, një tjetër e përditshme, “Gazeta Shqiptare”, ka publikuar foto të ministrit të Brendshëm me bashëshorten në plazhet e Sarandës. Sipas gazetës fotos janë shkrepur ditën e djeshme në një nga hotelet e qytetit.
Lëvizje turbulente po vihen re këto ditë, kur gjithnjë e më shumë po shtohen zërat e një rifreskimi të kabinetit qeveritar. Disa qarqe theksojnë se zhurma ka lidhje edhe me arrestimet e mundshme që priten mbi rastin “Santo”.
/tesheshi.com/