Misteri i vrasjes së Oliver Ivanoviçit, e cila ndodhi në janar të 2018-tës, ka filluar të zgjidhet. Në orët e para të mëngjesit, forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në Veri ku janë arrestuar dy persona.
Një prej të arrestuarve është Rade Basara, hetues policor në veri. Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe pikërisht ai dyshohet se është përfshirë në fshehjen e provave.
Sipas mediave në Kosovë, policia ka dështuar të arrestojë edhe personin e tretë që është Zhelko Bojiq, shef operativ së policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës. /tesheshi.com/