Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Saga e famshme e Merdanëve të Korçës dhe një Ylber mes tyre

by te Sheshi
27/06/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Saga e famshme e Merdanëve të Korçës dhe një Ylber mes tyre

Nga Gëzim Hashimi

Një telefonatë nga Ylber Merdani do të thotë se ka diçka për të cilën ja vlen të merresh. Ajo që  e ka me merak, lidhet ose me shoqatën e ish-të përndjekurve, me klubin e shkrimtarëve “ Bota e Re”  apo me qytetarinë korçare.

ylber-merdani-c1200x600

Edhe tani që sapo ka lënë pas 75 vjet jete të mundimshme, me atë optimizmin e përhershëm ulet në tavolinë dhe ju drejtohet miqve të tij gazetarë: “Kam diçka për ju djema!”.  Ylberi, jo thjesht për moshën që ka është një nga njerëzit më të respektuar në Korçë .

I është dhënë titulli “Qytetar Nderi”  dhe ai për këtë vlerësim të këshilit bashkiak, por edhe  për të ruajtur vlerat më të mira të familjes së tij, bën çmos të tregojë fisnikëri me të gjithë.

Siç thotë edhe vetë me gjuhën e tij poetike, jetën e ka marë gjithnjë si një trëndafil të cilit nuk i shikon asnjëherë gjembat por petalet erëmira.  Kjo jetë që dikur e ka hedhur në ferr për së gjalli. . .

Pinjoll i një familjeje 300-vjeçare në Korçë

Fisi i Merdanëve  i ka hedhur rrënjët në Korçë këtu e  nja tre shekuj më parë.  Bënë emër si tregëtarët  të dëgjuar në qytet.  Në vitin  1919  krijuan  firmën tregëtare  “Magazia Drejtësia – Rexhep Merdani Co”, ku ishin bashkëpronarë  Fuati, babai i Ylberit,  si dhe dy xhaxhallarët e tij, Qemali dhe Reshati.

Me fakte të dokumentuara tregohet se Merdanët ishin  filantropë të njohur në qytetin e Korçës.  Ata paguanin prikat (pajat) e vajzave të varfra, ndihmonin fëmijët jetimë e bënin dhurata të ndryshme për familjet e varfra. Nuk linin pa ndihmuar  edhe shkollat, jetimoren e spitalin.

Fonde dhuronin edhe për ndërtimin e rrugëve, ndërsa  atyre që sapo fillonin aktivitetin si tregëtarë  u jepnin mall pa pagesë  dhe hakun e merrnin më vonë. Arritën të vinin pasuri, e si njerëz me besim e fe  mendonin një të ardhme të qetë për vete e fëmijët  e tyre. Derisa çlirimi i vendit për ata përmbysi gjithçka . Nisën përndjekjet, internimet dhe burgosjet.

Dhimbjet si fëmijë e si prind

Për Ylber Merdanin, ashtu si edhe për kushëririn e tij, këngëtarin e njohur Sherif Merdani, gëzimet e fëmijërisë mbaruan shpejt. Ju sekuestruan pasuri e katandi si familje tregtarësh që kishin qënë.

“Jeta ime kaloi përmes dhimbjesh që në fëmijëri. Vetëm  shpresa e besimi ndaj Zot më ka mbajtur gjallë. Edhe optimizmi im i pandarë”, thotë Ylberi. Pas disa viteve të vuajtjeve, erdhën të tjera më të vështira. Aty nga viti 1967 kur nisi vullnetarizimi, familjen e tij e internuan në fshatin Pulahë të Oparit në Korçë.

Ylberi kujton se këtu sa nuk vdiqën për bukë, por ishte bujaria e fshatarëve ajo që i mbajti në jetë. Njëri pas tjetrit, të afërmit filluan t’ja heqin nga puna dhe t`i dënojnë për veprimtari armiqësore kundër pushtetit.  Vetë  ai doli në gjyq dhe u dënua me burg me një akuzë sa qesharake aq edhe të rëndë për kohën. Kishte bërë agjitacion e propogandë nëpërmjet poezive të tij në dorëshkrim.

Për  Ylberin do të fillonin këtu vitet e skëterrshme. Së bashku me kushëririn e tij, Sherif Merdani, do të vuanin burgun në Spaç. “Ne me Sherifin kemi disa të përbashkëta, por  mbi të gjitha na lidhi burgu i Spaçit. Jemi martirë të artit dhe letërsisë.  Unë u dënova për poezitë e mia, Sherifi për këngët dhe modernizmin që shfaqte”, shkruan në kujtimet e tij Ylberi.  Në Spaç do të përjetonte edhe revoltën e famshme të 21-23 majit të vitit 1973.

Por aty pati edhe fatin të njihej me intelektualë nga më të shquarit, si dhe poetë që ishin dënuar njësoj si ai.  Në vitin 1977 u lirua nga burgu i Spaçit, por kalvari i tij nuk mbaronte me kaq.  E internuan në Shtyllë të Korçës, atë që e ka quajtur si “Siberia shqiptare” për dimrin e ashpër dhe të zgjatur.

Këtu i lindën edhe dy fëmijët: Fatbardha dhe Ermali.

Martesa me Shpresën

Me gruan e tij, Shpresa Ballollin është njohur herët në bankat e shkollës  pedagogjike.  U ndanë për shumë vite, të internuar e burgosur në vende të ndryshme, gjersa fati i hidhur e solli të gëzonin të dy.  Familjet e tyre dhe ata vetë u bashkuan më në fund si të internuar në Shtyllë.

Ylber dhe Shpresa Merdani

“Gëzimin më të madh për këtë martesë e patën prindërit e Shpresës, pasi vajza e tyre refuzonte çdo kërkesë  dhe më priste mua. Zoti e deshi të dalë gjallë nga burgu dhe të krijoj familjen time. Dasma jonë ishte krejt e veçantë, sepse krushqit pa përjashtim  ishin të internuar, ish të burgosur apo të cilësuar kulakë nga të dy palët”,  kujton Ylber Merdani.

E ndërsa në Shtyllë i  lindën dy fëmijët, kaloi dhimbje të tjera  sepse këtu i vdiqën njëri pas tjetrit të dy prindërit,  xhaxhai dhe gjyshja, si dhe dy prindërit e Shpresës. Varret e të internuarve  ishin veçan atyre të fshatit në një vend shkëmbor.  Edhe varret i ndau diktatura.  “Vetëm pas 24 vjet zvarritje nëpër brazdat e skllavërisë  u riktheva në Korçën time, erdhi më në fund agimi i lumturisë magjike”,  shprehet Ylberi.

Nuk pritën asnjë çast por u integruan së bashku me Shpresën në proçeset demokratike. Dhe kur kishin përfunduar me sukses edhe grevën e urisë nga e cila  dolën me kërkesa të plotësuara, Ylberi i drejtohet gruas së tij me vargje:

Qetësisht i lumtur vdekjen pres,

se vdekja vdiq më parë se unë të vdes.

persekucioni dhe varfëria nuk mundën të zbehin dinjitetin dhe fisnikërinë e të dyve, përkundrazi…

Qytetari i nderit, miq me të gjithë

Ylber Merdani, jo vetëm si një pjesëtar aktiv i shoqatës së ish-të përndjekurve, por edhe nga pasioni i pandarë për krijimtarinë poetike, duket se ka miq e të njohur pa fund. Nuk mungon në asnjë aktivitet letrar, madje edhe në ato të më të rinjve që sapo kanë botuar librin e parë poetik. Pikëllohet e shkon gjithandej ku ndahen nga jeta poetët më të vjetër në moshë.

Ndjen lumturinë e të qënit gjysh, por edhe për një fakt tjetër: Ermali, djali i tij mjaft i urtë dhe i sjellshëm i bëri një suprizë  kur e quajti djalin e vet Fuat, duke ngjallur kështu emrin e babait të Ylberit. “Jemi besimtarë të devotshëm, sepse  besimi në Zot na ka mbajtur gjallë”,  thekson Ylberi, një veti e trashëguar nga të  parët e tij.

I nderuar në këto 20 vitet e fundit, ai pak kohë më parë kremtoi edhe 75-vjetorin e lindjes. Mblodhi plot miq e shokë, e së bashku me kushëririn e tij Sherif Merdani elektrizuan sallën: Ylberi me poezitë e tij dhe Sherifi me repertorin e tij.

Këtë përvjetor  të ditëlindjes, Ylberit ia organizonte bashkia e qytetit, por meqënëse ishte kohë fushate elektorale nuk ra edhe aq në sy për mirë prania në festë e kandidatit të majtë.  Ylberit iu hakërye si me shaka  ndonjë i përndjekur që kohën e kalon kafeneve. “Eh, pata menduar se perëndoi lufta e klasave por nuk qenka e lehtë. Nuk qënka e lehtë të të lenë të jesh mik me të gjithë, duke e ditur se nuk i tradhëton dot kurrë bindjet e tua as me tituj as me temenara”, thotë  i nderuari si qytetar i Korçës. Saga e tij, e familjes Merdani, nuk është e mbyllur…

/tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Jo vetëm në kuzhinë, 7 ide alternative për përdorimin e miellit

Jo vetëm në kuzhinë, 7 ide alternative për përdorimin e miellit

“Sofra e Iftarit” në Çarshinë e Shkupit, si po shkruhet një histori e veçantë humaniteti

“Sofra e Iftarit” në Çarshinë e Shkupit, si po shkruhet një histori e veçantë humaniteti

Elementi që e përdorni çdo ditë por nuk e dini se ju ndihmon të dobësoheni

Elementi që e përdorni çdo ditë por nuk e dini se ju ndihmon të dobësoheni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni