Kablloja e lidhjes së internetit ndërmjet Suedisë dhe Finlandës është dëmtuar, konfirmohet nga Agjencia Suedeze e Mbrojtjes Civile dhe Gatishmërisë (MSB), e cila ka marrë informacion për incidentin mbrëmjen e së hënës, 2 dhjetor.
Sipas informacioneve të raportuara nga media suedeze Aftonbladet, një dëmtim i linjës kabllore është zbuluar mbrëmë në Finlandë dhe policia finlandeze dyshon për sabotim. Autoritetet suedeze janë informuar për këtë incident.
“Ne e marrim këtë shumë seriozisht,” tha Carl-Oskar Bohlin, ministri për mbrojtjen civile, në një koment për Aftonbladet.
Dëmtimi i kabllos preku shërbimin e internetit në Finlandë dhe Global Connect, i cili u prek nga problemi, konfirmoi se kishte ndërprerje në dy vende në Finlandë: Esbo, afër Helsinkit dhe Vichtis.
“Një dëm tashmë është riparuar, ndërsa tjetri është në fazën e riparimit”, tha Niklas Ekström, menaxher i komunikimit në Global Connect.
Kjo nuk është hera e parë që kabllot nënujore dëmtohen në Detin Baltik. Në nëntor, dy kabllo midis Finlandës dhe Gjermanisë, dhe Suedisë dhe Lituanisë, u dëmtuan gjithashtu dhe policia suedeze po heton incidentet si sabotim të mundshëm. /tesheshi.com/