Të gjithë e kemi qejf mishin e pulës, e në veçanti kur ai gatuhet sa duhet dhe si duhet. Jo më kot është një shkencë e tërë, e cila merret me studimin e ushqimit dhe mënyrat e ndryshme të gatimit. Me sa duket, edhe pjekja apo skuqja e një pjese të pulës, qoftë kjo kofshë, krah apo pjesë tjetër, ka specifikën dhe kleçkën e vet.
Mund t’ju ndodhë shpesh të mos arrini dot ta skuqni siç duhet një copë pule, e kjo ndoshta vjen si pasojë e mosnjohjes mirë të parametrave të kërkuar.
Skuqja e një cope pule realizohet nga 8 deri në 17 minuta (e skuqur mirë) në një enë të mbushur me vaj të nxehur në temperaturë mes 175 dhe 185 gradë celcius.
Krahët e pulës arrijnë të skuqen tamam për 8-12 minuta, kraharori dhe trashja për 12-15 minuta dhe kofshët për 12-17 minuta.
Sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës, çdo pjesë e pulës duhet skuqur në një temperaturë mbi 175 gradë celcius, në mënyrë që të shmanget risku i prekjes nga sëmundje të ndryshme. /tesheshi.com/