Një sulm i dhunshëm me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës ka lënë lënë shumicën e termocentraleve pa energji elektrike, ashtu si shumica dërrmuese e ukrainasve, njoftoi Ministria e Energjisë e Ukrainës në Facebook këtë mbrëmje.
“Sulmi me raketa çoi në çaktivizimin e përkohshëm të të gjitha centraleve bërthamore dhe të shumicës së termocentraleve dhe hidrocentraleve. U dëmtuan gjithashtu objektet e transferimit të energjisë”.
“Për shkak të kësaj, shumica dërrmuese e konsumatorëve të energjisë elektrike në vend kanë mbetur pa energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në disponueshmërinë e ngrohjes dhe ujit”, njoftoi ministria.
“Inxhinierët po punojnë për riparimet e infrastrukturës energjetike, por për shkak të shkallës së shkatërrimit, riparimet do të kërkojnë kohë”, njoftoi ministria.
Pas dështimeve në fushëbetejë dhe afrimit të dimrit, Rusia po tentojë të përdorë metoda të tjera për të gjunjësuar Ukrainën. Njëra prej tyre, siç po duket, është ta lërë pa drita. Kësisoj, edhe pa ngrohje në temperature të ulëta. /tesheshi.com/