VV e LDK realizuan të tretin takim mes tyre me grupe punuese në përafrimin e programit qeverisës. Ekonomia ka qenë temë kryesore, ku siç sqaroi Glauk Konjufca nga VV, u ra dakort për 90 përqind të temave kryesore.
Për tri orë kemi pasur diskutime mjaft intensive vetëm për këtë fushë. Janë ngritur mbi 40 tema, ku është folur për 40 çështje të ekonomisë. Mbi 90 për qind të tyre jemi pajtuar se çfarë reforma do të duhej të merrte qeveria e ardhëshme. Për 10 për qind që nuk kemi gjetur dakordime do t’oi kurorzojmë në takimet e ardhshme”, tha zyrtari i Vetëvendosjes.
“Edhe ato 10 për qind do të zgjidhen, nuk janë temat më të rëndësishme. Ne duam të dakordohemi që të mos jetë asgjë e pasqaruar. Në qeverinë e ardhshme duam që diskutimet të jenë më të thella që në mënyrë kur të fillojë funksionimi i qeverisë të mos na dalin mospajtime gjatë rrugës”, theksoi Konjufca. /tesheshi.com/