Pak pasi një avion është ngritur nga një aeroport në Xhuba, në pjesën jugore të Sudanit të Jugut, është rrëzuar, duke lënë të vdekur më tepër se 40 persona që gjendeshin në të dhe në tokë.
Ka paqartësi mbi numrin e të mbijetuarve. Ndërsa drejtori i aeroportit deklaron se nga përplasja shpëtuan tre persona, organet lokale të lajmeve lajmërojnë veç për dy të mbijetuar, mes të cilëve njëri është fëmijë.
Avioni ishte një transportues mallrash, dhe mund të ketë patur 20 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Dëshmitarët në terren kanë parë trupat e 40 të vdekurve, por ende nuk është e qartë se sa prej tyre ishin në avion e sa u gjendën në vendin e gabuar në tokë.
Aksidenti i sotëm vjen vetëm pak ditë pas atij në Gadishullin e Sinait, ku u rrëzua një avion rus me pasagjerë, e ku mbetën të vdekur 224 persona. /tesheshi.com/