Pesëdhjetë-vjeçari Geroge Prior donte të tregonte sa dëm i bën Coca-Cola fizikut dhe për një muaj rresht filloi të pinte çdo ditë nga dhjetë kanaçe. Një sasi e madhe, por jo dhe aq, duke marrë parasysh se disa nga ata që e kanë përzemër e arrijnë këtë sasi. Gjysma e amerikanëve pi të paktën tre copë në ditë.
Duke marrë në konsideratë se një kanaçe cola përmban 35 gram sheqe, dhjetë të tilla bëjnë 350 gram (70 kupa sheqeri); një sasi mjaft e madhe.
Efektet në trupin e tij u ndien shumë shpejt. Pa ndryshuar asgjë nga stili i tij jetësor, ai filloi të shtonte peshë dhe të humbiste masë muskulore. Pesha e tij u rrit nga 76 kg në 87 kg.
Presioni i gjakut iu rrit nga 129/77 (afër ideales) në 145/96. Arriti në një gjendje klinike të rrezikshme, e cila shton mundësinë e sëmundjeve.
Pas kësaj eksperience, George i inkurajon të gjithë që të kenë shumë kujdes nga sasia e sheqerit që marrin, sidomos nga Coca-Cola. /tesheshi.com/