Nga Ylli Pata
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ka hapur këto ditë hetimin për sulmin brutal të 31 majit 2010 kur trupat izraelite sulmuan vullnetarët humanitarë nga e gjithë bota, të cilët po dërgonin ndihma për popullin martir të Gaza-s në Palestinë.
Një nga dëshmitarët e asaj ngjarje është edhe Sead Ramadani, një nga dy shqiptarët e vetëm që ndodheshin në Flotiljen e Lirisë apo siç quhet “Blu Marmara”.
Sead Ramadani është shembulli tipik i vullnetarit që ndodhet gjithmonë ay ku ka katastrofa humanitare dhe aksione në shërbim të njerëzve. Një besimtar musliman model, që ka bashkëpunuar me të gjithë për kauzën që ai mbron: humanizmin. Ai drejton shoqatën “Vllaznia”, një organizatë me prestigj në lëmin humanitar.
Në një intervistë ekskluzive për tesheshi.com, zoti Ramadani rrëfen të vërtetën e asaj tragjedie, duke treguar ashtu minutë pas minute ngjarjen pa asnjë koment. Ramadani është sot i angazhuar edhe me një operacion të rëndësishëm humanitar siç është ai i pritjes dhe sistemimit të refugjatëve që vijnë nga vendet aziatike dhe si pikë hyrje kanë Kumanovën, qytetin e tij…
Zoti Ramadani, ju jeni ndër të vetmit shqiptarë që ndodheshit në flotiljen humanitare “Mavi Marmara”, një përpjekje për të ndihmuar popullin martir të Gazas. A mund të na përshkruani çfarë ndodhi atë ditë?
Unë isha njeri ndër pjesëmarrësit e projektit humanitar ndëkombëtar Freedom Flotila. E organizuar nga Shoqata IHH e Stambollit si dhe pjesëmarres nga 37 vendet e botës. Në atë projekt morën pjesë deputetë të shteteve të ndryshme siç ishin: tre nga parlamenti gjerman, 1 nga parlamenti grek, 1 nga parlamenti i Jemenit edhe disa që s’kam mundur t’i marr të dhënat.
Aktivistë humanitarë nga Kanadaja, SHBA- ja, Suedia, Irlanda, e cila ishte pjesemarrese edhe me një anije të vetën ashtu siç ishte edhe Greqia me një anije të saj.
Kishte spanjollë, francezë, hollandezë, belgë, nga Danimarka. Harrova të përmend edhe një hebre nga Suedia që ishte në radhët tona. Në anije ishte edhe nje pjesëtar i parlamentit izraelit. Kishte aktivistë nga Malajzia, Indonezia, Korea e Jugut, Brazili, këto po i numëroj veç pjesëtarëve nga shtetet arabe siç ishin: Jordania, Siria, Jemeni, Algjeria, Kuvajti, ndërkohë që nga Ballkani kishte përfaqësues nga Serbia, Bosnja, Kosova etj.
Kjo anije irealisht një OKB në miniaturë kundër gjenocidit humanitar që Izraeli ushtron ndaj popullit të Gazas.
Në anije ishim nga dita e enjte deri në momentin e sulmit më 31 maj, ditën e hënë në orët e hershme të mëngjesit. Jeta për ato 4 ditë, ishte një shembull i bashkjetesës mes feve dhe kombeve. Ku ishte hebreu, i krishteri, ateisiti, muslimani budisti. Ishin të gjitha kulturat në atë anije.
Ne momentin e faljes në mbrëmje të muslimanev në saf (rresht) u radhit edhe prifti ashtu siç ishte i veshur me uniformen fetare te tij.
Në projekt ishin 5 anije pjesëmarrëse të mëdha. Ndihmat ishin të karakterit të ndërtimtarise. Bëhej fjalë për të ndihmuar banorët që të ndërtonin shtëpitë e rrënuara gjatë bombardimeve nga Izraeli në vitin 2009.
Shteti izraelit ka mbrojtur idenë se njerëzit nga anija u janë kundërvënë me armë të ftohta e thika, si është e vërteta?
Në mëngjesin e ditës së hënë u sulmua Flotilja e Lirisë nga forcat speciale të shtetit Izraelit. Sulmi u bë nga njësitet elitë të Izraelit me teknikë detare dhe ajrore.
Siç ishin fllota detare e ushtrisë izraelite, si dhe helikopterë. Sulmi ishte i fuqishem duke perdorur armë zjarri, edhe pse ne ishim në ujrëat ndërkombëtere të Detit Mesdhe.
Në sulm kanë marrë pjesë një numer i madh forcash.Anijet e tjera nuk patën probleme për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve në ta. Kurse anija ku ishim ne, ishte bartëse e projektit dhe aty ishin 500 persona, ndër to kishte 90 gra aktiviste, si dhe gazetare.
Nuk diskutohet që përpjekjet tona ishin që të mos lejonim hyrjen në anije me mundësitë tona por nga ana jonë, armë nuk ka pasur askush.
Në sulmin e parë nuk arritën të hyjnë në anije dhe u larguan, por pas pak kohe erdhën sërish. Në sulmin e dytë erdhën në ndihmë edhe dy helikopterë. Strategjija ishte që me njërin të mbulonte me zjarr zbarkimin e parashutistëve nga helikopteri tjetër.
me gjujt per vrasje me tjetrin leshimi i pjesmarresve te njesiti ne kulmin e Nijes aty ku ishte edhe kabina e drejtuesit te anijes në kulmin e anijes aty ku ishte dhe kapiteni, të cilën arritën ta kapnin dhe të merrnin kontrollin e drejtimit të anijes.
Pas kesaj kryetari i IHH-së mori mikrofonin në dorë dhe kërkoë që gjith pjestarët të lënë rezistencën paqësore dhe të ulen nëpër vende sepse tha që ushtarakët kanë marrë drejtimin e anijes dhe kanë ndryshuar kursin e udhëtimit.
Pastaj të gjithë u ulem nëpër vendet tona. Ushtarakët filluan të zbarkojnë në anije, operacion që zgjati diku nja 2 orë derisa filluan të na therrasin një nga një per të nxjerrë në Kuvertë dhe të na privojnë nga liria duke na lidhur duart.
Problemi për ata dy orë ishte se kishte shumë të plagosur, të cileve nuk pati mundësi askush tu japë ndihmë pasi të gjithë ne u prangosëm. Atëherë filluan t’i bartin të plagosurit me helikopterë.
Si rrjedhojë, që nga dita e hënë deri të nesërmen ora 8, domethënë 28 orë, kemi qëndruar me duar lidhur dhe pa ngrënë e pa pirë në anije. Te nesërmen kemi zbritur në një liman special të improvizuar për ne dhe aty na kërkuan pasaportat, na regjistruan dhe na dërguan për në burgun “Bir Sheba” ashtu me duket quhej qyteti. Ishte një udhëtim dy orësh nga limani me një automjet të mbyllur.
Në burg kemi qëndruar dy ditë, jo më shumë. Për ata dy ditë shtepia ime dhe familja nuk ka pasur dijeni për gjendjen time, për shkak se nuk kam qenë në listën e të vrarëve, por nuk kam qenë as në listën e të gjallëve.
Vetëm 3 orë pasi kemi hyrë në burg, erdhi përfaqësuesi i ambasadës së Maqedonisë në Telaviv dhe na vizitoi. Na njoftoi për informimin, na mbështeti, si dhe ndërtoi lidhjen me familjen për gjendjen tonë. Ai na e dha edhe shpresën se së shpejti do të dilni nga burgu që për ne ishte një bisedë e nevojshme.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka ditë që ka rihapur çështjen duke krijuar mundësinë e shqyrtimit pas një pezullimi dy vjet më parë. A e shikoni ju si një ogur që komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë të drejtën në vend?
Gjykata Ndërkombëtare u aktivizua nga ana e Turqisë. Kemi qenë të gjithë pjesëmarrësit që kemi dhënë deklaratat tona në Gjykatën e Krimeve të Larta në Stamboll për hartimin e një padie ndërkombëtare ndaj veprimit të Izraelit që ka bërë atë ditë.
Nuk di ç’ka të them, për atë që çfarë do të ndodhë, synimi ynë ishte që të bëjmë procedurat deri në fund për të zbardhur të vërtetën.
Nuk e shoh edhe aq të fuqishëm faktorin ndërkombëtar që të bëjë trysninë duhur ndaj Izraelit për këtë çështje.
Nuk them që nuk do të bëhet gjë,por them se është shumë e vështirë dhe.. s’e di.
Uroj që drejtësia ndërkombëtare të marrë rolin e saj që duhet ta ketë sepse kohët e fundit, bota, më së shumti po vuan nga mungesa e drejtësisë.
Qyteti juaj, Kumanova është në kuptimin e plotë të fjalës vendi që mban dertet, jo vetëm të një Maqedonie me probleme, por edhe më gjerë. Muajt e fundit Kumanova po përballet edhe me një fluks refugjatësh që vijnë nga lufta, kryesisht nga Siria. Ju jeni përfshirë në një tjetër aksion humanitar. Çfarë përfshin ky aksion?
Kumanova është vendi i trekëndëshit kufitar mes Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë; e përbërë prej maqedonasve, shqiptarëve dhe serbëve, pra është një qytete multietnik. Ne Kumanovë zbarkojnë prej kohësh emigrantë nga vendeë të ndryshme të botës, për të hyrë në Serbi ilegalisht.
Ne si aktivistë humanitarë kemi ndjerë obligim moral për tu dalë në ndihmë këtyre rrugëtarëve, të cilët deri para një muaji ishin në gjendje shumë më të rëndë se siç janë sot. Sepse bënin rrugë të gjatë në këmbë dhe kur mbërrinin në Kumanovë, kishin shumë probleme shëndetësore, si dhe këmbë të dëmtuara nga udhëtimi i gjatë. Falë të gjithë atyre aktivistve humanitarë shqiptarë dhe maqedonas së bashku, u munduam që tu dalim sadopak në ndihmë. me ushqime, barna, veshja etj, pra për çfarë kishin nevojë. Ky aksion vazhdon ku gjithçka ne e mbledhim në komunitet.
Para një muaji Maqedonia ka hartuar një ligj të mirë në favor të emigrantëve, si rezulltat i presionit të vullentarëve humanitarë. Tani ata sapo hyjnë në Gjevgjeli pajisen me një dokument dhe udhtëojnë me tren nga Gjevgjelia në Kumanovë dhe ky është një lehtësim si par ta ashtu edhe për vullnetarët humanitarë.
Kjo sepse vullnetarët janë përqendruar në stacionin e pikës kufitare të Tabanocit siç i themi ne.
Në Tabanoc, çdo ditë vijnë tre trena: njëri në orën 8 të mëngjesit, tjetri në orën 8 të mbremjes, si dhe i fundit në orën 11 në mbrëmje pa llogaritut vonesat.
Secili nga këta tre trena ne Tabanoc sjell nga afer 500, 600, 700 e deri ne 800 emigrantë. Ka 3 grupe aktivistësh. Një grup funksionon në mëngjes me ndihma ku për çdo emigrant pergatit nga një pako.
Grupi tjetër, nga ora 8 e mbrëmjes, tjetri nga ora 11. Aktivistët humanitarë janë të koordinuar në këtë mënyrë, mbledhin donacione nga kompanite e ndryshme, si dhe nga bashkëatdhetarët tanë nga diaspora, të cilët u treguan shum solidarë.
Kurse grupet e tjera janë të angazhuar në Gjevgjeli me ndihmat e tyre. Këta grupe japin shumë shpresë për ne, sepse janë multietnikë, multikulturorë në Maqedoni. Krah për krah me njëri-tjetrin për qëllime humanitare.
/tesheshi.com/