Një 26-vjeçare nga Koreja e Veriut ka treguar mbi krimet e diktatorit Kim Jong-un në mediat angleze.
Ajo u arratis drejt Koresë së Jugut në vitin 2015, së bashku me mamanë dhe vëllanë.
Në një rrëfim për Mirror ajo tregon se ka parë se si 11 muzikantë u ekzekutuan me kundër-ajror, ndërsa shoqet e saj të klasës janë kthyer në skllave të Kim Jong-un.
Hee Yeon-lim, e diplomuar në kryeqytetin e vendit komunist, rrezikon jetën për këto deklarata.
Por ajo tha se është e vendosur për të thënë të vërtetën.
Yeon-lim ka rrëfyer se diktatori detyron elitën e Phenianit që të shohin ekzekutimet e tmerrshme dhe më pas shijon dreka të shtrenjta mbi 1 mijë dollarë.
Yeon-lim është vajza e një koloneli të ushtrisë.
Sipas saj, ajo ka qenë një nga 10 mijë personat që ka parë ekzekutimin e 11 muzikantëve, të cilët ishin dënuar sepse kishin bërë një film pornografik.
“Muzikantët i sollën të lidhur, me kapuç në kokë dhe gojën e mbyllur që të mos nxirrnin zë. Ajo që pashë më ka turbulluar në stomak. i lidhën në fund të kundër-ajrorëve. Ishin rreth 10 mijë persona që po shihnin atë ditë dhe unë isha jo shumë larg. Kur qëlloi kundër-ajrori, zhurma ishte shurdhuese. Trupat fluturonin tutje të ndarë në copëza, plotësisht të shkatërruar”, shprehet ajo.
Lim tha se vajzat më të bukura të klasës përzgjidhen për të punuar për Kim Jong-un.
Ato mësohen të bëjnë masazhe dhe të kthehen në skllave seksi.
Sipas saj, diktatori shpesh fshihet në gropa të nëndheshme, ku ka bunkerë luksozë.
Atje i shërbejnë ushqimin më të mirë, përfshi këtu edhe haviar.
Ai fshihet shpesh nga frika. /tesheshi.com/