Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rrëfim dramatik nga Azovstal-i: aty, edhe foshnja 3 muajshe

Ç’ndodh në kompleksin rrethuar nga rusët në Mariupol

by te Sheshi
22/04/2022
in Konflikti, Kryesore, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfim dramatik nga Azovstal-i: aty, edhe foshnja 3 muajshe

Pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një bllokadë të plotë të nëntokës së uzinës Azovstal, e cila strehon mbrojtësit e fundit të Mariupolit, rreth 2000 ushtarë dhe civilë thuhet se kanë mbetur në kompleksin tunelor të çelikut.

Svyatoslav Palamar, zëvendës komandant i Batalionit Azov, foli prej atyr për BBC-në.

Ai tha se ata kishin zmbrapsur sulme të shumta ruse në këtë bastion të fundit të qytetit. Ai tha se fabrika e çelikut në të cilën ata fshihen tani është rrethuar dhe shkatërruar deri në tokë dhe se civilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

“Unë them gjithmonë se për sa kohë jemi këtu: Mariupol mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, tha ai.

Disa burime të paverifikuara kanë shpërndarë në rrjetet sociale se Palamar është vrarë ndërkohë në Mariupol, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë.

Pak ditë më parë, Putin urdhëroi ushtrinë e tij të braktiste sulmin e planifikuar të armatosur në labirintet nëntokësore të mullinjve të çelikut dhe i urdhëroi ata të bllokonin këtë zonë industriale në mënyrë që “miza të mos kalonte jashtë apo brenda”.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është rrafshuar plotësisht me tokë gjatë javëve të granatimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Pushtimi i një porti në Detin Azov është një qëllim kryesor i luftës ruse të atyshme, dhe Putini dëshiron të dërgojë trupat që luftojnë atje për në Dombas sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbrëmë, zëvendëskomandanti i Azov-it i tha BBC-së në një video se ushtria ruse qëlloi Azovstal-in nga anijet luftarake dhe se të gjitha ndërtesat përreth fabrikës u shkatërruan plotësisht.

“Rusët po hedhin bomba të rënda për të hedhur në erë bunkerët, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha. Ne kemi të plagosur dhe të vdekur në bunkerë. Disa civilë mbeten të bllokuar nën ndërtesat e shembura,” tha ai në mënyrë dramatike. Kur u pyet se sa mbrojtës ukrainas mbetën në Mariupol, ai u përgjigj shkurt: “mjaft për të zmbrapsur sulmin”.

Ai thotë se civilët janë në vende të ndara larg luftëtarëve. Por ai nuk e di saktësisht se sa civilë ka, sepse disa ndërtesa u shkatërruan dhe luftëtarët nuk mundën t’i arrinin për shkak të granatimeve. Gjithashtu hyrjet në disa prej bunkerëve u bllokuan nga pllaka të rënda betoni që vetëm makineritë e rënda mund të lëviznin.

“Ne mbajmë kontakte me ata civilë që janë në vendet ku mund të arrijmë. Ne e dimë se atje ka fëmijë të vegjël deri në tre muajsh,” tha ai. Ai bëri thirrje që civilët të lejohen të kalojnë të sigurt nga uzina e çelikut, duke u kërkuar vendeve të treta ose një organizmi ndërkombëtar që të garantojnë sigurinë e tyre.

“Këta njerëz tashmë kanë kaluar shumë, përmes krimeve të luftës. Ata nuk u besojnë rusëve dhe kanë frikë nga torturat, vrasjet dhe deportimet në Rusi përmes të ashtuquajturave kampe filtrimi,” tha ai.

Gjithashtu, ai tha se nuk kanë arritur t’i varrosin as të vdekurit.

“Ne po ruajmë trupat e pavarrosur të luftëtarëve tanë që duam t’i varrosim me dinjitet në territorin e kontrolluar nga Ukraina,” tha ai për BBC.

“Sa i përket dorëzimit në këmbim të një dalje të sigurt të civilëve, shpresoj se të gjithë e dimë se me kë kemi të bëjmë. Ne e dimë patjetër se të gjitha garancitë, të gjitha deklaratat e Federatës Ruse janë të pavlera,” përfundoi Svyatoslav Palamar, nr 2 i Batalionit Azov. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Tahiri do lirinë: “Më rrezikohet jeta….”

Tahiri do lirinë: “Më rrezikohet jeta….”

Berisha-Kim, vijojnë “dhëmbë për dhëmbë”

Berisha-Kim, vijojnë “dhëmbë për dhëmbë”

Phoenix Ghost: ç’është ky lloj droni i ri amerikan për Ukrainën?

Phoenix Ghost: ç’është ky lloj droni i ri amerikan për Ukrainën?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni