Mbi 50 % e emigrantëve që kanë hyrë në Evropë, janë ende në pritje të vendimit rreth aplikimit të tyre për azil.
Qendra për Hulumtime Pew, raporton se më shumë se 2.2 milionë azilkërkues anë arritur në Evropë, por 56 përqind e tyre ende presin vendimin rreth aplikimit për azil, proçes i nisur në fund të vtit 2016.
40 përqind e tyre i është aprovuar aplikimi, ndërsa 3%-it i është refuzuar dhe janë larguar nga vendi ku ata kanë kërkuar mbrojtje.
Numri i emigrantëve që kanë arritur në disa vende të vogla, është aq i madh saqë demografia e këtyre vendeve ka ndryshuar dukshëm.
Në Suedi, Hungari dhe Austri, numri i azilkërkuesve ka ndikuar në rritjen e përqindjes së popullsisë me 1%.
Siria, Afganistani dhe Iraku, vende të cilat përballen me konflik të dhunshëm, kanë sjellë numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë. /tesheshi.com/