Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr e tij po kanë një fillim të vështirë të sezonit të ri. Pasi u mposht nga Al-Ettifaq në javën e parë, klubi i tij pësoi humbje edhe në javën e dytë, këtë herë nga Al-Taawoun me rezultat 2-0.
Ronaldo filloi në formacionin titullar për Al Nassr, përkrah emrave të tjerë të mëdhenj si Sadio Mane, Marcelo Brozoviç, Anderson Talisca dhe Sek Fofana.
Megjithatë, ata nuk mund ta ndalonin yllin e Taawoun, Leandre Tawamba, i cili u dha mysafirëve një epërsi shokuese në minutën e 20-të.
Ronaldo pati një shans për të barazuar për skuadrën e tij pas një lëvizjeje të mirë, por portugezi nuk ia doli para portës. Ai doli ballë për ballë me portierin vendas, por në vend të një gjuajtje vendosi një opsion më të komplikuar. Portugezi u përpoq të shkonte rreth portierit, por u ngatërrua dhe kështu shpërdoroi një mundësi të madhe.
Tifozët nuk mund ta besonin atë që po shihnin nga një prej futbollistëve më të mirë në botë, dhe disa filluan të komentojnë se si loja e legjendës së Real Madrid dhe Manchester United kishte filluar të bjerë.
Ronaldo më vonë goditi shtyllën me një tjetër mundësi të shkëlqyer, por do duhej një gol i dytë nga kundërshtarët që Al Nassr të gjynjëzohej.
Al Nassr sezonin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në Ligën Pro të Arabisë Saudite dhe këtë herë përballet me detyrën e vështirë për të fituar kompeticionin, shkruajnë disa media sportive. /tesheshi.com/