Roboti humanoid rus FEDOR do të niset në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 22 gusht dhe do të jetë atje për dy ditë, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Roskosmos, Dmitri Rogozin në Kozmodromin e Baikonur.
Ky robot quhet SkyBot F-850, raporton TASS.
Rogozin tha se roboti humanoid do të dërgohet në Hënë në të ardhmen si pjesë e përgatitjeve për dërgimin e një misioni njerëzor.
“Ne do të kemi një fazë përgatitore për këtë – së pari do të dërgojmë një robot humanoid, dhe pastaj njerëzit, pasi të studiojmë të gjitha rreziqet dhe të mësuarit për t’i luftuar ato”, tha ai.
Roboti Android FEDOR u krijua në bashkëpunim me Android Tech dhe Fondacionin Rus për Projekte të Avancuara Kërkimore me mbështetjen teknike të Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë. /tesheshi.com/
https://youtu.be/hRt2VYjAy4c