Robotët-shpëtimtarë u tregojnë rrugën emigrantëve deri tek bregu i sigurt grek.
Këto pajisje për shpëtim kalojnë me lehtësi nëpër valët e detit dhe i përballojnë me lehtësi rrymat e ujit.
Mund të kalojnë në aksion disa sekonda pasi të regjistrohet alarmi për shpëtim.
Robotët vënë në disponim edhe jelekët dhe litarët për shpëtim.
Mijëra emigrantë kanë humbur jetën apo janë zhdukur nga viti 2015, në përpjekje për të arritur në Evropë përmes ujit të detit.
Këta shpëtimtarë të dirigjuar nga larg, do të mund të zvogëlojnë numrin e rasteve të mbytjeve në det. /tesheshi.com/