Një grua 64 vjeçare nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte duke u përcjellë nën dyshimet për mashtrim. Spas njoftimit të policisë, e dyshuara V.P kishte mashtruar disa biznese duke u paraqitur si investitore dhe përfaqësuese e organizatave të huaja.
Ajo është arrestuar pasi pronarë të disa bizneseve e kanë denoncuar në polici pas dëmeve që u ka shkaktuar. Përvetësimi i shumave të mëdha nga bizneset e shumta, gruaja i bënte në këmbim të premtimeve për financime në projekte ndërtimi.
Aktualisht, ajo akuzohet për mashtrim, si akuzë kapitale, por edhe fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash. /tesheshi.com/