Një rivarrim eshtrash muslimanësh nga një varrezë e “varrosur” me vepra publike nga koha e Jugosllavisë, u krye në xhaminë e Beranes në Mal të Zi nga komuniteti i atyshëm musliman.
Mbetjet, 60 sosh, u zbuluan gjatë punës ndërtimore në zgjerimin e një stacioni karburanti në qendër të qytetit.
Kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziç, i cili udhëhoqi varrimin, kërkoi falje nga të vdekurit, pasi siç tha muslimanët nuk arritën t’i ruanin në një mënyrë dinjitoze.
“Nëse kjo do të ndodhte me eshtrat e anëtarëve të një besimi tjetër, sot do të kishte një kishë ose ndonjë objekt tjetër fetar në vendin ku u gjetën, ndërsa ne mezi arritëm të organizonim një funeral,” vuri në dukje ai.
Ai vuri në dukje se vendimi i autoriteteve lokale për t’i kaluan varrezat muslimane nën menaxhimin e Komunës është vetëm një vazhdim i fshirjes sistematike prej dekadash të të gjitha gjurmëve që të kujtojnë muslimanët në Berane.
“Vendimi është një sinjal që kjo të ndodhë përsëri dhe nipërit tanë të zhvendosin kockat tona në disa vende të tjera, e nëse ata as nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, kockat tona do të përfundojnë në vendgrumbullime mbetjesh”, tha kleriku i lartë musliman i Malit të Zi.
Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale në Berane të reflektojnë, siç tha, “që varrezat muslimane duhet të jenë vetëm muslimane dhe të askujt tjetër, në mënyrë që gjëra të tilla kurrë të mos u ndodhin më myslimanëve në të ardhmen.”
Në vite, jomuslimanët i quajtën varrezat e qytetit një “varrezë turke”, në një përpjekje të ligë për të thënë muslimanët e atyshëm nuk janë një popullsi autoktone por të ardhur nga Azia e Vogël. Degradimi i varrezave muslimane në Berane të Malit të Zi nisi që pas vitit 1925, për të vijuar dhe gjatë kohës së Jugosllavisë, deri në zhdukjen e tyre.
Në fillim të viteve ’60-të, ato u shndërruan në një shesh të madh ndërtimi.
Një ndërtesë e re e stacionit të autobusëve u ndërtua në mes të varrezave, një stacion i ri karburanti Jugopetrol përtej tyre dhe një kryqëzim i madh në portën e varrezave. Familjeve iu dha një afat i shkurtër për të zhvendosur eshtrat në një vend tjetër, por ato dështuan të organizoheshin deri në ekskavatorët shkatërruan gjithçka, sipas Komunitetit Islam në Malin e Zi. /tesheshi.com/