Risi edhe politike në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka qenë parakalimi për herë të parë i Ushtrisë së sapoformuar të Kosovës. Ndodhi kjo nën duartrokitjet e qytetarëve dhe tingujt e orkestrës së FSK-së, aty ku presidenti Thaçi tha se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit.
“Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik”, deklaroi Thaçi.
Ushtria e Kosovës u krijua afro dy muaj më parë, nën një jo-dakortësi europiane e me një “ok” të kamufluar amerikan. /tesheshi.com/