Genc Pollo, deputet i PD-së, nuk është dalluar kurrë fjalime të forta, të pasura letrarisht, impresionuse. Gjithnjë ka qenë brenda kufijve të së zakonshmes.
Por së fundi, ai po shfaq risinë e një gjestikulacioni që rreket të përfërcojë fjalorin e papeshë, duke injektuar tek vetja stilin blushist të lëvizjeve të duarve me mbështetje të duarve në folëse dhe më pas ngritjen e tyre me pëllëmbë përpjetë.
Njihet fenomeni i përngjasimit të liderit, në fjalor, gjeste, madje dhe kantilena vokale. Por rasti i Pollos është i veçantë pasi është tunduar fort nga një personazh politik i kampit tjetër, Blushi, duke huazuar paketën e tij gjestikulative.
Këtë mund ta vëreni në të gjitha fjalimet e tij në parlament që pas 23 qershor, kohë kur dhe Blushi afirmohet fuqishëm me retorikën e tij politike. /tesheshi.com/