Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dha lajmin se turqit, veç dhjetra banesave në Laç, do ndërtojë dhe Bashkinë e atyshme.
“Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.
Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.
Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara.
Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare ‘Gjon Gjonaj’, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.
Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin”, shkruan Ahmetaj.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, turqit qenë të pafrët që ofruan mbështetje, duke premtuar menjëherë rindërtimin e 500 banesave të reja. /tesheshi.com/