Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Rilindja” e Ruçit, Majkos e Xhafës: pse i duhet Ramës lidhja me kastën e vjetër socialiste?

by te Sheshi
01/09/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Rilindja” e Ruçit, Majkos e Xhafës: pse i duhet Ramës lidhja me kastën e vjetër socialiste?

Nga Ermir Hoxha

Vitet e para të Edi Ramës si kryetari i ri i Partisë Socialiste u shoqëruan dhe me një valë spastrimi të asaj që quhej kasta e vjetër e PS-së, ose socialistët e zyrave. Shumë nga emrat që në atë kohë përbënin kupolën e partisë, si pjesë e Kryesisë, grupit Parlamentar apo dhe zyrave organizative nuk janë më në këtë parti.

Një frymë e re që nisi që nga muret e ish-godinës së Komitetit të Partisë Tiranë në kohën e diktaturës, nga ngjyra gri që i ngjante ideologjisë marksiste, nga e cila kjo parti donte t’i lante duart një herë e mirë, në një ngjyrë vjollcë që sillte mesazhin e “Rilindjes”.

Bashkë me ngjyrën e re vërshuan dhe të rinjtë e Mjaft-it dhe të Bashkisë Tiranë që pushtuan zyrat e zymta të dikurshme me një frymë të re, me fytyra të reja dhe me energjinë me të cilën Rama ishte mësuar të rrethohej në punën e tij si kryebashkiak.

Shumë emra me të cilët ishte identifikuar kjo parti ikën pak nga pak, në çdo zgjedhje brenda partish apo zgjedhje parlamentare. Të fundmit e mbetur në fortesë u larguan në listat e 25 qershorit me Arta Daden, Namik Doklen, etj., por për kundërpeshë në të njëjtën kohë Rama nisi rikthimin ose forcimin e disa prej atyre që i kishte gjetur në zyrat e kësja partie, siç bëri me Gramoz Ruçin, Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafën këtë verë.

Në të njëjtën kohë Rama riktheu nga harresa kryetarin historik të kësaj partie, Fatos Nanon duke i dhënë vlerësime publik 12 vjet pasi ia kishte marrë partinë pa bekimin e tij.

Ruçi do të drejtojë Kuvendin, e para karrige e tij në shtet pas 26 vitesh, që kur kishte shërbyer si ministri i fundit i qeverisë së Ramiz Alisë. Ndërsa Xhafën dhe Majkon i bëri ministra në kabinetin e tij, të dy për herë të parë të vlerësuar me poste shtetërore nga Rama pas një karriere politike si ministra (Majko edhe kryeministër) në kohën e Nanos.

Por në kabinetin e Ramës janë dhe të tjerë njerëz që i ka trashëguar nga koha e Nanos, e që sot shihen si besnikë të tij, si Blendi Klosi, Arben Ahmetaj dhe Lindita Nikolla.

Po pse Rama e ruajti lidhjen me kastën e vjetër?!

Tentativa për “Rilindje” të partisë së vjetër përkoi me një kabinet qeveritar me emra të rinj, të gjithë prurje të Ramës në politikë, si Saimir Tahiri, Erjon Veliaj, Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, etj. Ky ishte kabineti i mandatit të parë qeverisës së Ramës, por në këtë mandat të dytë ai ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Fatmir Xhafës e Pandeli Majkos dhe të ketë një dorë të fortë në krye të Kuvendit, në një sallë ku ka shumicën parlamentare.

Rikthimi tek “kasta e vjetër” e mbetur në PS përkon dhe thinjat në kokën e Ramës, por dhe me një moment kritik politik kur një triumf elektoral në zgjedhje e ka vendosur para një përgjegjësie, ku i bie alibia e “fajin e kanë aleatët” për keqqeverisjen.

Kjo lidhje e ndihmon Ramën të ruajë  kohezionin elektoral të partisë, e cila është një nga më të votuara në vend.

Energjia e rinisë është e mirë, por eksperienca është edhe më e mirë kur vjen fjala për qeverisje dhe kjo aksiomë mund të ketë ndikuar në rikthimin e Xhafajt në ministrinë e Brendshme, ku ai punoi vetëm pak javë para marrëveshjes së madhe me PD-në.

Edhe pse sa herë bëhet personazh publik i del nga arkivat një foto me diktatorin Hoxha, Xhafaj i kishte dhënë provat për Ramën me drejtimin e reformës në drejtësi, ku më shumë nën rogoz se sa në sytë e publikut luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e draftit dhe mbrojtjen e tij para opozitës.

Mesa duket ato pak javë të qëndrimit të tij në ish-zyrën e Tahirit nuk ishin në vetvete një “spektakël” siç vetëm Saimiri dinte t’i bënte si ministër, por do të kenë qenë shumë rezultative për Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë në një moment kur vendi u fut në hartën e zezë të drogës.

Nga ana tjetër, Rama nuk kishte ku të gjente nga partia e tij një figurë më të dashur për shqiptarët jashtë kufinjve se sa Pandeli Majkon për ministër të diasporës. Rastësia e gjeti kryeministër në një moment kritik të historisë së shqiptarëve kur mijëra shqiptarë të Kosovës po shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre prej luftës. Ata gjetën një strehë në Shqipëri jo vetëm nga mikëpritja e  njerëzve, por edhe nga kreu i qeverisë, duke e gdhendur imazhin e buzëqeshur të kryeministrit të ri Majko në mirënjohjen e tyre.

Majko ishte ndër të paktët e kastës së vjetër që pranoi dhe respektoi lidershipin e ri duke punuar me të pa hile dhe pa i bërë oponencë. Shpërblimi i erdhi. Ai do të ketë mundësinë tani  që të rikthejë lavdinë e ’99-ës duke u bërë një “ambasador” për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë për të vendosur një urë komunikimi mes tyre dhe vendit amë.

Pas një përvoje 8-vjeçare në opozitë dhe pas 4 vitesh në pushtet, Edi Rama duket se ka kuptuar se e reja jo gjithmonë e fshin të vjetrën, dhe me rikthimin e fortë të palcës së vjetër të partisë ai pohoi se ngjyrat mund të ndryshojnë fasadën, por jo themelet e partisë. Ndaj sot vendosi që të ketë në krye të Parlamentit Gramoz Ruçin, njeriun që drejtoi kongresin e ’91 të PPSH-së ku u bë ndarja e komunistëve të vjetër nga pasardhësit e rinj “socialistë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
OPINION/ Për një sistem të mirë tatimor

Tatimet kanë një apel për bizneset: kujdes me kasat fiskale, ja hapat që duhet të ndiqni nëse hidhni të dhënat gabim

“Harvey”, shkatërroi mbi 1 milionë makina

"Harvey", shkatërroi mbi 1 milionë makina

Kurban Bajrami, mesazhi nga Beogradi: miliona myslimanë nuk festojnë në shtëpitë e tyre, lutuni edhe për fqinjët …

Kurban Bajrami, mesazhi nga Beogradi: miliona myslimanë nuk festojnë në shtëpitë e tyre, lutuni edhe për fqinjët …

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni